Një 39-vjeçar i cili ishte punonjës i Radio Kosovës, është vetëvrarë pasi është hedhur pasditen e së martës nga kati i 9-të i një ndërtese në rrugën “George Bush” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për 39-vjeçarin Emin Rexhepi i cili ishte punonjës i Radio Kosovës. Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e ka cilësur ngarjen si një “vdekje e dyshimtë”, për të cilën duhet të priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa stafi i RTK-së ka shprehur nëpërmjet një njoftimi për shtyp, pikëllimin për humbjen e punonjësit Rexhepi.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Emin Rexhepit. Emini ishte punëtor i zellshëm i Radios. Kjo është një humbje e madhe për RTK-në. Menaxhmenti i RTK-së shpreh ngushëllime të thella për familjen dhe njëherit, kërkon nga organet e drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e RTK-së.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com