PRISHTINË - I dërguari special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, ambasadori Ernst Reichel viziton Prishtinën.
Siç bën të ditur DW, i dërguari special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, ambasadori Ernst Reichel, deklaroi në Prishtinë se qeveria gjermane vlerëson progresin që është arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese.
Ish-ambasadori gjerman në Kosovë, po ashtu shprehu vullnetin e qeverisë gjermane për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën në shumë fusha. Siç njofton Ministria e Jashtme e Kosovës, këto komente zoti Reichel i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
“Ambasadori Reichel ka vlerësuar arritjet në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe ka shprehur angazhimin e Gjermanisë për të ndihmuar në zbatimin e marrëveshjes për normalizim në tërësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Nga ana e tij, shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, e vlerësoi si shumë të rëndësishme përkrahjen e Gjermanisë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Hoxhaj shprehu mirënjohjen e popullit dhe qeverisë së Kosovës për kontributin dhe mbështetjen e madhe, që po jep Gjermania në të gjitha aspektet, duke shprehur përkushtimin e qeverisë së Kosovës edhe për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, si një ndër partnerët kryesorë strategjikë të Republikës së Kosovës.

(Në foto: Nga takimi Reichel-Hoxhaj).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com