Prishtinë, mijëra protestues kundër
EULEX-it: T'i rishqyrtohet mandati

Prishtinë, mijëra protestues kundër<br />
EULEX-it: T'i rishqyrtohet mandati<br />
PRISHTINE - Mijëra qytetarë protestuan sot në mesditë në mbrojtje të ushtarëve të UÇK-së që po përballen me akuzat e EULEX-it për krime lufte.

Në protestë mori pjesë edhe aktivisti i njohur i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili i bëri thirrje EULEX-it të  bëjë kujdes me atë se kë quan kriminel.

Protesta ishte organizuar nga shoqata të dala nga lufta. Ata protestonin kundër EULEX-it, si reagim ndaj akuzave për krime lufte dhe arrestimeve të disa ish-komandantëve të UÇK-së, të njohur si “Grupi i Drenicës”.

Kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha se nuk po protestohet kundër faktorit ndërkombëtar por ndaj faktorit EULEX që po e njollos luftën e UÇK-së.

JASHARI: TE SHQYRTOHET MANDATI I EULEX
Ai ka kërkuar nga krerët e shtetit që ta shqyrtojnë mandatin e Misionit për Sundimin e Ligjit, EULEX.

”E ftojmë Jahjagën, Krasniqin e Thaçin që ta shqyrtojnë mandatin e EULEX-it menjëherë”, ka thënë Jashari, duke shtuar se nëse situata destabilizohet, përgjegjësinë do ta marr EULEX-i dhe institucionet e Kosovës, infomon Zeri.info.

“Ne e kemi thirrur EULEX-in që t’i zbardh krimet e serbëve, të zbardhë kush e zhduku Ukshin Hotin, kush vrau mijëra shqiptar”, ka thënë Adem Demaçi para protestuesve.

PROTESTA NE MESDITE
Protestuesit filluan marshimin e tyre nga Parkingu i Pallatit të Rinisë nëpërmjet Sheshit “Nena Terezë” drejt Teatrit Kombëtarë, ku drejtuesit e protestës mbajtën fjalimet.
Protestuesit mbanin në duar flamuj kombëtarë dhe fotografi të Ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ish Komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, komandantit të brigadës 111 Jahir Demaku; Zeqir Demakut, Sahit Jasharit, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi.

Në mbishkrimet e pankartave që mbanin në duar protestuesit shkruhej “Liri për çlirimtarët”, “Burgosni kriminelët e jo çlirimtarët”. Shumë prej tyre kishin veshur edhe bluza me mbishkrime si “ Unë e vrava Buvllatoviçin”, “Mos ma gjykoni lirinë” etj.

Organizatorët vazhdimisht bënë thirrje për qetësi dhe protesta mbaroi pa incidente.

Pjesëmarrës në këtë protestë ishin edhe shumë deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, si Berat Buzhala, Blerta Deliu, Ramiz Lladrovci dhe Berhar Selimi.

Gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë vendosi të shtunën, masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për shtatë të ndaluarit nën dyshimet se kanë kryer krime lufte, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në të burgun e supozuar të Likovcit, mes tyre është dhe ish komandanti i UÇK-së, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan