Prishtinë: Përdornin serbet për
prostitucion, 5 kosovarë në pranga

Prishtinë: Përdornin serbet për <br />prostitucion, 5 kosovarë në pranga
PRISHTINE- 11 persona të dyshuar për trafik qeniesh njerëzore dhe krim të organizuar janë vënë në pranga sot nga Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit në Prishtinë. Hetimet për të arrestuarit kishin nisur dy muaj pas informacioneve të marra se në një motel të Prishtinës zhvillohej aktivitet i paligjshëm përfshi dhe trafikim qeniesh njerëzore. Dhjetëra policë kosovarë nisën sot kontrollin në motelin në Prishtinë rreth orës 02.00 ku arrestuan 5 shtetas kosovarë dhe 6  shtetase serbe. Aksioni i koduar “Jakova” identifikoi dhe nje shtetase shqiptare të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

Gjatë kontrollit në motelin ku zhvilloheshin aktivitetet e paligjshme policia gjeti dhe sekuestroi sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë kokainë dhe marihuanë si dhe një armë të ftohtë (Elektro-shok).Personave të dyshuar, të arrestuar gjatë këtij operacioni,iu caktua masa e arrestit me burg 48 orë deri në vazhdimin e procedurave gjyqësore.

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)