Shpërthimi në Zubin Potok, Vuçiç: Ngjarja u shfrytëzua për sulm hibrid ndaj Serbisë! Kemi autorë të dyshuar! Ftova amerikanët të kontrollojnë pamjet satelitore

Shpërthimi në Zubin Potok, Vuçiç: Ngjarja u shfrytëzua për sulm hibrid ndaj Serbisë! Kemi autorë të dyshuar! Ftova amerikanët të kontrollojnë pamjet satelitore

Aleksandër Vuçiç

Presidenti Aleksandër Vuçiç mbajti këtë të dielë një konferencë të posaçme lidhur me hedhjen në erë të kanalit të ujit Ibër-Lepenc, në Zubin Potok të Kosovës.

Vuçiç tha se ngjarja pasoi me sulme hibride ndaj Serbisë dhe mohoi kategorikisht përfshirjen e Beogradit në goditjen e infrastrukturës jetike në Kosovë.

“Dje ka pasur një tentativë për një sulm të madh hibrid ndaj vendit tonë, në valën e parë kanë akuzuar Beogradin dhe Serbinë se janë pas shpërthimit në Zubin Potok dhe Beogradi e Serbia nuk kanë lidhje me ato ngjarje”,- tha Vuçiç.

Po ashtu, presidenti Vuçiç tha se nga hetimet e deritanishme nga autoritetet serbe janë mbledhur disa informacione se kush mund të jetë autori i sulmit, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Kemi disa dyshime të caktuara, por hetimi do të tregojë se kush e ka urdhëruar. Mendoj se kemi disa njohuri për atë se kush mund të jetë kryerësi”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se autoritetet në Beograd, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, janë të gatshme për bashkëpunim jo vetëm me EULEX-in dhe KFOR-in, por edhe me Prishtinën.

Për më tepër, presidenti Vuçiç deklaroi se kishte ftuar partnerët amerikanë të kontrollonin pamjet satelitore.

“I kam ftuar partnerët amerikanë të kontrollojnë pamjet satelitore. Po zhvillojmë hetime edhe në Beograd dhe kemi mbledhur informacione për disa individë, duke u interesuar se ku kanë qenë. Interesi ynë kryesor është të zbulojmë të vërtetën. Më vjen keq për deklaratën e Borellit”,-  tha Vuçiç.

Ndër të tjera, kreu i shtetit serb tha se 7 nga 8 personat që u arrestian nga policia e Kosovës, si autorë të dyshuar të ngjarjes, janë liruar.

Vuçiç theksoi se institucionet kompetente në Beograd do të vazhdojnë hetimet, duke informuar në mënyrë periodike opinionin publik për çdo zbulim.

Kanali i ujit Ibër-Lepencit në veri të Kosovës që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj, u hodh në erë mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në veri.

Tetë persona të arrestuar dhe një arsenal i tërë armësh i zbuluar - përfshirë eksploziv dhe uniforma ushtarake - është bilanci i operacionit të bastisjes që policia e Kosovës ndërmori më 30 nëntor në veri të vendit, pak orë pasi u hodh në erë kanali i ujit Ibër- Lepenci. 

Në një konferencë të jashtëzakonshme ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla krah drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha tha se bastisjet janë kryer në 10 lokacione të ndryshme në veri, i banuar me shumicë serbe. 

Të arrestuarit dyshohen për lidhje dhe nxitje të sulmeve të fundit në veri, mes tyre dhe hedhja e granatave të dorës në Zveçan dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ministri përsëriti se Kosova e mban përgjegjëse Serbinë për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit por dhe ato të ndodhura brenda 72 orësh

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:02
Vuçiç: 7 nga 8 të arrestuarit në Kosovë për sulmin në Zubin Potok janë liruar

1733051260_Vucic.jpg

Aleksandër Vuçiç

Pak orë pas hedhjes në erë të një pjesë të kanalit të ujit Ibër-Lepenc, me anë të cilit furnizoheshin me ujë disa qytete të Kosoës si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj, policia kreu operacione blic në Veri, ku u zbulua një arsenal i rëndë municionesh, si dhe u arrestuan 8 persona.

Në deklaratën e tij drejtuar popullit serb, presidenti Aleksandër Vuçiç, tha se autoritetet kosovare arrestuan “njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me sulmin dhe për këtë arsye shtatë prej tyre u liruan”.

“Kështu nuk zhvillohen hetime serioze, gjithçka ishte një shfaqje për opinionin ndërkombëtar”, tha ai.

Ora 11:46
Shpërthimi në Zubin Potok, Vuçiç: Kam ftuar amerikanët të kontrollojnë pamjet satelitore! Faleminderit KFOR-it që refuzoi të njësitë ilegale të FSK-së

1733050044_90001733048827x0702fotofonet.jpg

Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mohoi kategorisht  për të disatën herë, përfshirjen e Serbisë në sulmin në Zubin Potok, të ndodhur më 29 nëntor 2024.

“I kam ftuar partnerët amerikanë të kontrollojnë pamjet satelitore. Po zhvillojmë hetime edhe në Beograd dhe kemi mbledhur informacione për disa individë, duke u interesuar se ku kanë qenë. Interesi ynë kryesor është të zbulojmë të vërtetën. Më vjen keq për deklaratën e Borellit”,-  tha Vuçiç.

“Faleminderit KFOR-it që refuzoi të pranojë forcat ilegale, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), në veri të Kosovës”,-  përfundoi Vuçiç.

Ora 11:24
Sulmi ndaj kanalit të ujit Ibër-Lepenc, Vuçiç: Kemi disa informacione se kush mund të jetë autori

1733048710_vuc.jpg

Aleksandër Vuçiç

Lidhur me shpërthimin në Zubin Patok, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia ka “dyshime të caktuara se kush mund të jetë autori".

“Ne si shtet serioz nuk jemi marrë me akuzat. Hetimi do të tregojë, kemi dyshime të caktuara, mendojmë se kemi informacione të caktuara dhe kush mund të jetë autori“,- theksoi presidenti serb.

Vuçiç shtoi se institucionet kompetente në Beograd do të vazhdojnë hetimet, duke informuar në mënyrë periodike opinionin publik për çdo zbulim.

Ai tha gjithashtu se autoritetet në Beograd, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, janë të gatshme për bashkëpunim jo vetëm me EULEX-in dhe KFOR-in, por edhe me Prishtinën.

“Ne jemi të hapur dhe absolutisht të gatshëm për të biseduar”,- tha Vuçiç.

K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dardha turistike nën petkun e bardhë, vizitorët argëtohen duke luajtur me topa bore

VIDEOLAJM/ Dardha turistike nën petkun e bardhë, vizitorët argëtohen duke luajtur me topa bore