Prishtina dhe Beogradi, dialogu
të mërkurën në Bruksel

Prishtina dhe Beogradi, dialogu<br />të mërkurën në Bruksel
PRISHTINE - Përfaqësuesit e Prishtinës, Beogradit dhe të Bashkimit Evropian do të diskutojnë të mërkurën në Bruksel “çështjet e pazgjidhura nga Protokolli për menaxhimin e integruar të kufirit”, ka deklaruar shefi i delegacionit serb në bisedime, Dejan Paviqeviç.

“Ky proces do të zgjasë për një kohë. Nuk duhet pritur që do të ndodhë diçka e madhe dhe e rëndësishme javën e ardhshme”, ka thënë Paviqeviç për mediat në Beograd.

Sipas tij, Serbia ka formuar grupin punues, i cili do të krijojë platformën e bisedimeve për kontrollin e kufirit. Paviqeviq ka thënë se Qeveria e Serbisë nuk do të lejojë që në “linjat administrative” të ketë shenja të Kosovës.

“Do të ketë vetëm shenja informative, pa shenja të shtetësisë, të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës”, ka thënë Paviqeviç. Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit qysh në muajin shkurt, porse zbatimi i saj ka ngecur.

(sg/europaelire/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi