Prishtina është fituesja e edicionit të pestë të “Kupës Pavarësia” që u zhvillua në qytetin e Vlorës duke u kthyer në një traditë.
Në garë për trofeun ishin Flamurtari, Shkëndija e Tetovës, Otranto nga Ulqini dhe Prishtina, klubi i futbollit të kryeqytetit të Kosovës.
Në gjysmëfinale Flamurtari arriti që të fitonte me rezultatin 2-0 ndaj ekipit nga Ulqini të Otrantos, ndërsa Prishtina mundi pas goditjes nga pika e bardhë Shkëndijën e Tetovës me rezultatin 4-2, pasi koha e rregullt përfundoi me rrejta të paprekura.
Në finale u takuan Flamurtari dhe Prishtina për të diskutuar trofeun. Ndeshja ishte interesante për të pranishmit, pasi të dy ekipet u përpoqën të gjenin golin, por deri në fund nuk u shënua.
Dy ekipet pas kohës së rregullt u drejtuan te pika e bardhë e penalltive, ku Prishtina fitoi me rezultatin 8-7 duke rrëmbyer trofeun e parë.
Kompeticioni nuk kaloi pa probleme, pasi tapeti i ri i stadiumit Flamurtari ishte i mbuluar nga uji si pasojë e mungesës së sistemit të kullimit të fushës, dhe dy takimet gjysmëfinale u luajtën në qendrën stërvitore të kuqezinjve, në Pyllin e Sodës.
/Shqiptarja.com