Prishtina zgjohet me dëborën
e parë të pranverës

Prishtina zgjohet me dëborën<br />e parë të pranverës
TIRANE- Prishtina është zgjuar sot me dëborën e parë të pranverës. Kryeqyteti i Kosovës duket shumë i mjegulltë ndërsa priten edhe reshje të tjera.

Pas një dimri të madh me temperatura deri minus 22 gradë e shumë dëborë, deri mbi dy metra trashësi, pranvera në Kosovë erdhi që nga dita e parë me diell dhe e ngrohtë deri në 20 gradë celcius, por në kryeqytet ende nuk kishte lule dhe behar.

Prishtinës, ku dëborë bie edhe në stinë pranveres e vjeshtës, thuhet se i ka mbetur emri si një vend ku prishet stina (Prishtina), emri i trashëguar nga perandori Justinian.

Dimri i madh në Kosovë, i këtij viti, për reshjet e shumta të dëborës dhe acarin, u krahasua me dimrat e viteve 1935, 1956 dhe 1984.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet