TIRANE - Inspektoriati i policisë pyjore në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me komisariatin nr.4 në Tiranë, gjatë një aksioni të befasishëm ka bllokuar 3 kamionë me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Sipas Inspektoriatit të policisë pyjore, lënda drusore ishte prerë në mënyrë të paligjshme në zonën e mbi Dajtit. Ndërkaq për këtë vepër penale janë shoqëruar në komisariat edhe disa persona.
Ndërkaq, mjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, të cilat i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për procedime të mëtejshme penale. Aksioni i ndërmarrë nga Inspektoriati i policisë pyjore, është në vijim të masave për ndalimin e prerjeve të paligjshme në pyje.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com