Prisnin dru pishe pa leje
policia ndalon 3 persona

Prisnin dru pishe pa leje<br />policia ndalon 3 persona
FIER - Prerja e paligjshme e pyjeve ka çuar në pranga tre persona në Fier. Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se, në kuadër të masave për vënien para përgjegjësisë së personave që dëmtojnë pyjet, është bërë arrestimi në flagrancë i tre personave.

Ata janë, Gjoni Bushi, 35 vjeç, banues në Radostinë, Andrea Daflla, 44 vjeç, banues në Ndërmenas dhe Sali Hasko, të tre banues në Fier.

Arrestimi i ketyre personave është bërë për veprën penale të “prerjes së pyjeve”, pasi gjatë ditës së djeshme janë kapur në flagrancë duke prerë dru pishe në pyllin e Semanit dhe të Darzezës. Pas ndalimit, dosjet i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për hetime të tjera. 
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?