Prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme, policia arreston dy persona dhe procedon penalisht dy të tjerë

Prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme, policia arreston dy persona dhe procedon penalisht dy të tjerë

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë dy persona të cilët akuzohen për disa vepra penale.

Arrestimi i 59 vjeçarit me iniciale M. M. dhe 31 vjeçarit me iniciale A. M. u bë pasi në vendin e quajtur “Shtëpia e Pyjores” në fshatin Sinjë të Beratit, janë kapur me fugonin e ngarkuar me 10 m3 me lëndë drusore, të cilën e kishin prerë në mënyrë të paligjshme në pyllin e fshatit Velçan.

Ata akuzohen për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Për transportimin e kësaj lënde drusore në destinacione të ndryshme, këta shtetas përgatisnin dokumentacione të falsifikuara.

Gjithashtu policia ka proceduar penalisht 31 vjeçarin me iniciale K. B., dhe 33 vjeçarin A. F., të dy banues në Berat, me detyrë përgjegjës të pyjeve dhe kullotave pranë Bashkisë së Beratit, pasi kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, në kundërshtim me ligjin dhe detyrën.

Ata do të përballen me akuzën e "Shpërdorimit të detyrës".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar