Priste të dilte nga burgu, zhduket në Greqi, 40-vjecari korçar Artur Elezi. Motra në ’Pa Gjurmë’: ’Vëlla mbaj premtimin e nënës kur të mbante në prehër’

28 shtatori i vitit 2020 ishte telefonata e fundit kur Artur Elezi foli me motrën nga Greqia, ku ishte dënuar për trafikim të lëndëve narkotike me 4 vite burg. 39-vjeçari i tha të motrës se do të dilte nga qelia pas dy ditësh dhe se do të kthehej në Shqipëri. Nga kërkimet e bëra rezulton se Arturi ka fituar lirinë, por për motrën e tij nuk është bërë i gjallë.  

Ne kemi vetëm njëri-tjetrin. Djali i xhaxhait qe jeton në Greqi ka verifikuar dhe Arturi ka dalë nga burgu. Vëllai në Greqi jetonte vetëm. Më merrte përherë në telefon. E mora vesh nga lajmet që ishte kapur, një muaj më pas më mori në telefon dhe më thotë jam në burg. Pasi doli kemi humbur kontaktet. 

Vëlla e motër u rritën nga babai kur humbën nga kjo jetë nënën, e cila u la amanet të kujdeseshin për njëri-tjetrin, kur Alketa ishte 8 dhe Arturi 11 vjec. Në moshën 15-vjecare e motra u martua në një fshat të Pukës martesë e cila e largoi nga familja e saj. Ajo nuk ishte e pranishme as në ceremoninë mortore të babait, i cili i dha fund jetës 14 vite më parë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Të mbetur vetëm vëlla e motër plotësuan amanetin e nënës, ribashkohen 18 vite më pas dhe Arturi ishte për Alketën njëriu i saj më i shtrenjtë. 

Babai nuk më fali, ka vrarë veten dhe nuk më pranuan as në ceremoninë mortore. Edhe nëna ka vrarë veten. Babai pinte alkool. Pas 6 muajsh vjen vëllai më thotë që babai ka vrarë veten. Kam qenë shumë e lidhur me vëllain, i tregoja cdo problem.

Humbja e kontakteve me të vëllanë është një ndarje e dytë për motrën, e cila vjen në ëmisionin ’Pa Gjurmë’ me shpresën se Arturi do të bëhet i gjallë. 

Dua të di cfarë ka ndodhur, ai nuk rrinte pa folur kaq gjatë asnjëherë, prandaj dyshoj për më të keqen. Do doja t’i kujtoja amanetin e mamit që la para se të vdiste, të mos ndaheshum kurrë, mos ia bëj këtë motrës.

Tatuazhi që mban të gdhendur inicialet e motrës dhe nënës si dhe emrin e tij është e vetmja shenje dalluese e 40-vjecarit Artur Elezi që mban gjallë kujtimin për familjen.

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja