Autorët i kanë ndaluar dhe i kanë dhunuar, ndërsa u kanë marrë makinën tip mjetit tip “Volkswagen" me targë AA 580 IH dhe janë larguar në drejtim të Peqinit.
Tre të lënduarit nga përplasja me autorët janë Amarildo Shabani 18 vjeç, Daniel Salliu 18 vjeç dhe Florenc Pushka 20 vjeç nga fshati Gjocaj i Peqinit.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur orës 23:10, në rrugën Lushnje-Ballagat, në afërsi të fshatit Garrunjas.
Mjeti me targa AA 580 IH që u grabit drejtohej Daniel Salliu, banues në Peqin, ndërsa dy të tjerët ishin pasagjerët.
Daniel Salliu nga përplasja me autorët është plagosur me një plumb rioshet, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy te tjeret jane goditur me mjete te forta.
Nga krehja e zonës është gjetur i braktisur në Peqin mjeti tip "Volkswagen" me targa AA 580 IH.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe vazhdon krehja e zonës.

Rruga ku ndodhi ngjarja
Njoftimi i policisë:
Në datë 27.08.2017, rreth orës 23:10, në rrugën Lushnje-Ballagat, në afërsi të fshatit Garrunjas, dy persona të pa identifikuar, të armatosur, i kanë dalë para dhe kanë hapur zjarr ndaj mjetit tip “Volkswagen" me targë AA 580 IH.
Mjeti me targa AA 580 IH drejtohej nga shtetasi D.S, 18 vjeç, banues në Peqin, me të cilin udhëtonin si pasagjerë edhe shtetasit A.Sh, 18 vjeç dhe F.P, 20 vjeç, banues në Peqin.
Si pasojë është plagosur shtetasi D.S i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Personat e armatosur kanë marë mjetin tip “Volkswagen”, me targë AA 580 IH dhe janë larguar në drejtim të Peqinit.
Nga krehja e zonës është gjetur i braktisur në Peqin mjeti tip "Volkswagen" me targa AA 580 IH.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe vazhdon krehja e zonës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
dy.b/shqiptarja.com
