'Priten reshje të dendura', IGJEUM: Në veri të vendit do ketë intensitet të lartë shirash në Shkodër, Kukës, dhe Dibër! Moti i keq edhe në Tiranë dhe Elbasan

Mot me reshje të dendura pritet gjatë ditëve në vijim, kryesisht në veri të vendit.

Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan.

Në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive”.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.

AKMC u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave civile dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë.

Mbrëmjen e sotme është raportuar për rrebeshe shiu dhe stuhi, të cilat jo vetëm krijuan problematika qarkullimi për shkak të rënies së inerteve, por edhe këputje të kabujve të tensionit të mesëm nga shtyllat elektrike, disa prej të cilëve kanë rrënë edhe në rrugë.

OSHEE ka dërguar njësi elektricistësh që po punojnë, teksa shumë zona janë pa energji elektrike dhe ka takim-stakime. Këshillohen banorë dhe udhëtarë që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit përgjatë aksit Pukë-Fushë-Arrëz.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
Moti i keq në Pukë, rrebeshi lë shumë zona pa energji dhe kabuj të tensionit të këputur në rrugë! OSHEE në terren për të riparuar defektet, këshillohen udhëtarë dhe banorë (VIDEO)

Pukë- Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në zonën e Pukës po përballen me kushtet e vështira atmosferike që karakterizojnë zonën në këtë mbrëmje (20 Nëntor), kur territori i bashkive Pukë e Fushë-Arrëz po përballen me takim stakimet e hërpasherëshme të energjisë. 

Këto pamjet vijnë nga terreni dhe na kthejnë dekada pas, duke kujtuar “Dedën në Shtyllë”. Mungesa e remonteve gjatë verës, mungesa e bazës materiale për riparimet e nevojshme, po sjell këtë situatë deri në rrezikimin e atyre pak punonjësve që mbulojnë defektet elektrike në zonën malore. 

Informohet se rrebeshi i shirave ka lënë shumë zona të Pukës pa energji. Takim-stakime të vazhdueshme dhe në qytet. Në disa zona rurale ka këputje të përcjellësve. Këshillohet kujdes për ata që udhëtojnë në Pukë-Fushë-Arrrëz, pasi përgjatë rrugës ka linja të tensionit të ulët dhe atij të mesëm të këputura. Në afërsi të “Gështenjës se Rrapës” një përcjellës i tensionit gjithashtu ndodhet i varur mbi rrugë. Po kështu raportohet se përgjatë akseve rrugore ka rrëshqitje inertesh.

Puka ka një sërë fshatrash ku mungojnë dhe rrugët automobilistike, çfarë bën që ato pak elektricistë  të mbetur në zonë, të përballojnë sfida deri ne rrezik për jetën.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut