Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet

TIRANË- Partia Demokratike mbledhoi Kryesinë, pas vendimit të Apelit që konfirmoi dënimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji për kallëzim të rremë për dosjen ‘Babale’. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Kryesia ka vendosur mbajtjen e një proteste më datë 6 tetor, por pritet të shihen skenarët që PD do të ndjekë. 

Në mbledhjen e Kryesisë, që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka ka propozuar protesta në çdo qark, bllokim rrugësh, madje Noka shkon edhe më tej me skenarë të çmendur, si bllokimi i aeroportit, porteve dhe universiteteve.

Nesër, grupi parlamentar i PD do të mblidhet për të vendosur për aksionin që do të ndjekin edhe brenda në Kuvend. I pranishëm në pjesën e parë të mbledhjes së Kryesisë ishte edhe vetë Ervin Salianji, ndaj të cilit pritet të ekzekutohet edhe vendimi për arrestin. 

Ndërkohë, kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua mbledhjes së Kryesisë me një fjalim online, pasi ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani. Vendimin për dënimin e Salianjit, Berisha e quajti një shpallje lufte ndaj Partisë Demokratike.

"Pas një ngjarje plotësisht të parashikuar, pro të pandodhur që nga vitet më të zeza të diktaturës deri sot në Shqipëri. Sot deputeti Ervin Salianji me padinë e narko tarfikantit ndërkombëtar Geron Xhafa, u dënua me 1 vit burg për guximin që ai tregoi, për detyrimin që ai përmbushi ndaj demokratëve, qytetarëve, zgjedhësve. Me këtë akt, Rama shpalli luftë të hapur Partisë Demokratike, i shpalli luftë të hapur opozitarëve dhe mbarë qytetarëve. Asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta konsiderojë ndryshe dënimin e Salianjit veçse një ndëshkim, hakmarrje primitive, e verbër e klaneve më të egra mafioze të cilat mes një prite diku në errësirë zgjodhën narko shtetin për t’i dhënë përgjigjen hakmarrëse që mendonin.

Dënuan deputetin guximtar Ervin Salianji sepse ai në ndërgjegjen e tij, në idealet e tij, zgjodhi të jetë përfaqësuesi juaj i vërtetë. Ai zgjodhi mes kokëuljes, indiferencës, moskokëçarjes, zgjodhi ti thotë derrit derr, kriminelit kriminel, pavarësisht se ai ishte vëllai i ministrit të Brendshëm dhe byrazer i kryeministrit", tha Berisha. 

Sipas Berishës, Rama kërkon të fitojë mandatin e 2025, duke burgosur eksponentë të opozitës.

“Mandatin e vitit 2025 kërkon ta fitojë duke burgosur opozitën. Në cilin vend të Europës ndodh, që tre liderët kryesorë të jenë në procese politike, në cilin vend në Europë ka ndodh që rrëmbehet me polici mandati i kryetarit fitues të bashkisë. Në cilin vend ka ndodhur dhe mund të ndodhë që deputeti që guxon të denoncojë vëllanë ministrit trafikant të dënohet me një vit burg.  Sot ndodh kjo, po kundërshtove narko diktatorin, këta nuk e fshehin, thonë do merrem personal me ju”, tha Berisha.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka zbardhur edhe diskutimet brenda mbledhjes. Disa anëtarë të Kryesisë kanë mbështetur protestën, siç janë Ina Zhupa apo Bardh Spahia.

Ina Zhupa: Protesta e pandalshme dhe të qëndrueshme është domosdoshmëri. Nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë. Frika mban diktaturat në këmbë dhe sot po mbillet frika te shqiptarëve dhe ne kemi mision historik që ta vrasim frikën e qytetarëve, të jemi në krye të revoltës.

Këto fabrikime të tmerrshme, të ngjashme me të Enver Hoxhës janë thika mbi kokat e çdo shqiptari. Deputetët në ballë, në parlament, në rrugë. Ky dënim sot duke krijuar precedentin e parë në vend me burg për kallëzim të rremë tregon qartësisht arrogancën e pushtetit. Arroganca do përballje, do vendosmëri, do qëndresë pa kthim. S’kemi ç’e duam karrigen po nuk mbrojtëm kushtetutën, të drejtat themelore të qytetarëve.

Sot mesazhet kanë qenë pafund nga qytetarët, nuk duhet llogarisim shifrat që do jenë në protestën e parë e a të dytë por duhet llogarisimin të jemi të parët në betejë dhe qytetarët do na bashkohen. Kjo shkon edhe me vendimin tonë politik për një qeveri teknike.

Agron Gjekmarkaj: Të bëjmë diçka simbolike që nesër, sepse po t’i bëhej PS kjo gjë kur ishte në opozitë do kishte reaguar gjithë faktori ndërkombëtar. Ne jemi ende shumë të vaket me ndërkombëtarët. Më shumë se protesta, Ramës i dhemb kur reagojnë gazetat, shtypi, ndërkombëtarët. Ndaj ta përdorimin edhe këtë formë të rëndësishme.

Aldo Bumçi: Ne kemi arritur shumë në këto tre vite sepse menduan se do na asgjësonin politikisht. Por është koha që të mos demotivohemi dhe të ndërtojmë një aksion të pandalshëm.

Duhet të bëjmë një dosje të plotë me të gjitha shkeljet dhe të bëjmë një konferencë me ndërkombëtarët, jo për t’i pyetur, por për t’u informuar. Ne duhet të jemi të qartë që jemi në rrugën e drejtë. Të mos tërhiqemi, të punojmë me strukturat dhe të vazhdojmë përpara.

Bardh Spahia: Në fakt jemi vonë. Duhet kishin protestuar që kur arrestoheshin kot komisionerët dhe numëruesit tanë. Apo ata 3600 protestues që ishin akoma me dosje. Ndaj protesta është rruga e vetme, por duhet me qenë të gjithë bashkë dhe të bindur që jemi në rrugën që duan edhe qytetarët. Sepse na pyesin përdite se kur po fillojnë protestat, kur po rebelohemi ndaj këtij pushteti. Duhet me ua vra frikën edhe qytetarëve, sepse i kanë sytë te opozita.

Gjykata e Apelit ka dënuar përfundimisht me 1 vit burg deputetin demokrat Ervin Salinji për akuzën e kallëzimit të rremë. Në një seancë të mbushur plot me deputetët e PD, gjyqtarët shpallën vendimin e cili do ta mbyllë në qeli Salianjin. Vetë deputeti e quajti proces politik, ndërsa ky vendim i Apelit mbyll një sagë që nisi me publikimin e përgjimit të stisur në pranverën e vitit 2018.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:28
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë edhe aeroportin

Kryesia e PD është mbledhur në një takim urgjent, pasi Apeli konfirmoi dënimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji për kallëzim të rremë. Përpos sulmeve ndaj drejtësisë dhe gjyqtarëve që lanë në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg për Salianjin, Flamur Noka ka shkuar edhe më tej me skenarët e çmendur për të kundërshtuar vendimin e Apelit.

Burime për Shqiptarja.com brenda mbledhjes së Kryesisë, bëjnë me dije se sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka propozuar protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore. Çmenduria e Nokës shkon edhe më tej ndërsa propozon bllokim të aeroportit, porteve, si edhe të universiteteve.

Edhe Berisha, në fjalën e tij online, paralajmëroi protesta, duke thënë se Ramës do t’i përgjigjen dhëmbë për dhëmbë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Feneri: 27/09/2024 14:17

    Aman o Zot keni mush gjith faqen per arrestimin e ketij personi , jan shenja çmendurie keto per al lumin Alla

    Përgjigju
  • Hysni: 27/09/2024 10:08

    Nuk i hyj vendimit të gjykatës,ishte i drejt apo jo,por kishte mënyra të tjera alternative për t'a dënuar,mund t'a dënonin me gjobë,apo mund ta dënonin me pun ne komunitet,por asnjëher me burg,se nuk ka vjedhur.

    Përgjigju
  • asolingo: 27/09/2024 09:32

    O malet e Shqiperise dhe ju o njerzit e lashte parlamentin ju e bete si kasolle me kashtë Ju bregore bukuroshe dhe ju o shpellar te kulluar çuka kodra brinjal gërxhe aty keni jetuar. DHE SKENI PER TU BERE NJEREZ O MJERANE.

    Përgjigju
  • Karabush Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 27/09/2024 07:55

    Flamuri pa bisht do bēj namin do luftoi me mullinjt e erēs e do bēj namin. O e shkreta Shqipēri me politikan si Flamuri pa bisht mjer Shqipria me tē till jashqitje.

    Përgjigju
  • Iris: 27/09/2024 04:08

    /''Do bejme lufte de more de.Si lum ti popull mezi na ke!...Do bejme lufte,do tundim malet''Dhe fshati qeshet Dhe bota tallet/-Shefqet Musaraj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh