Koreografia e parë Eno Peçit në atdheun e tij, është pritur me interes nga publiku shqiptar. Balerini i parë i Operës së Vjenës ka ngjitur në skenë premierën “Exil-Deja vu” me balerinët e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Publiku ka ndjekur mes duartrokitjeve skenat fantastike që krijonin balerinët me gjuhën e trupit. Nga skena në skenë vallëzimi është bërë gjithmonë e më tërheqës.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com