PROVAT më të forta që mund të shpëtojnë Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën nga burgu /DOKUMENTET

PROVAT më të forta që mund të shpëtojnë Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën nga burgu /DOKUMENTET

TIRANË - Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, zbardh dokumentet, të cilat deri në këto momente, janë prova më e fortë që mund të mbajnë larg burgut ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jael Çela. Të dy të akuzuar si bashkëpunëtorë në trafikun e drogës me grupin Habilaj, kanë paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda disa prova të rëndëisshme që faktojnë se jo vetëm që nuk e kanë mbështetur dhe ndihmuar Mojsi Habilajn të trafikojë drogë, por edhe e kanë referuar atë në prokurori dhe polici duke raportuar për dyshimet dhe informacionet që kishin mbledhur se vëllezërit Habilaj kishin mbjellë parcela me kanabis në disa fshatra të Vlorës. 

Një ndër provat e tjera, është edhe një e-mail i Gjergji Kohilës, zyrtar të Policisë së Vlorës, dërguar prokurorit Dritan Prençi  për Mojsi Habilajn. Ësht ëi njëjti prokuror që sot kërkoi 12 vite burg për Tahirin që me gjykim të shkurtuar nëse do dënohet konvertohen në 8 vite. Prokurori nuk ka bërë asnjë hap dhe e ka referuar cështjen shumë muaj më vonë.

Shkresat e Jaed Celës që i kërkon policisë së Selnicës të asgjësojë parcelat me kanabis në pronësi të vëllezërve Habilaj mban datën qershor 2016, ndërsa e-maili i Kohilës, 29 prill 2017. Të dyja këto data, janë para kohës kur Mojsi Habilaj të arrestohej. Habilaj është arrestuar në Itali në tetor të vitit 2017, dhe akuzohet për trafik të drogës, ndërsa në Itali cështja ndaj ish-ministri Tahiri është pushuar duke mos u faktuar përfshirja e tij në bashkëpunimin me grupin e strukturuar kriminal.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren