Durim Bami

Durim Bami është një nga personat më të shumëkërkuar të drejtësisë shqiptare, i konsideruar edhe si i 'forti' i Niklës. 

I përfolur në shumë ngjarje të rënda kriminale, emri i Durim Bamit doli në komunikimet e zbërthyera të aplikacioneve SKY dhe EncroChat, në kuadër të operacionit "Revanshi". Nga bisedat e verifikuara nga SPAK, rezulton se ai ka krijuar kushtet për vrasjen e ish deputetit socialist, Arben Ndoka, Hektor Xheçukës dhe Erigers Mihasit.

Vetë Bami ka qenë në shënjestër të disa grupeve kriminale, të cilat pavarësisht përpjekjeve nuk kanë mundur ta eliminojnë fizikisht atë.

Në nëntor të vitit 2020, Bami i shpëtoi një atentati në Tapizë të Fushë-Krujës, ku drejt automjetit me të cilin po udhëtonte, u qëllua me breshëri plumbash. I plagosuri mbeti kushëriri i tij, Ervin Kodra, i cili ishte pasagjer.

Në shkurt të vitit 2021, Bami bashkë me Endrit Doklen dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, mik i Ervis Martinaj i cili u vra në Tiranë. 

Emri i tij përfshihet dhe në kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Krujës. 

Sipas SPAK, Durim Bami drejtonte dhe financonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë dhjetor 2019–korrik 2020 dhe sërish në shtator 2020, duke administruar të gjithë aktivitetin. Në ndihmë i vinte ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina (i arrestuar) dhe persona të tjerë të paidentifikuar, që jepnin informacione të brendshme dhe shmangnin kontrollet policore.


Lajmi kryesor:

Porositi vrasjen e ish-deputetit të PS! Durim Bami ekstradohet sot nga Dubai, i akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe drogë