Pritet të jetë më i madhi, ‘Financa’ nis hartimin e projektbuxhetit 2025! Parashikohet rreth 8.2 mld euro, sektorët që marrin ‘pjesën e luanit’

Ekonomia e vendit ndodhet në ditë të mira, me rritje të ardhurash, shtim të punësimit, më shumë investime të huaja, miliona turistë e po regjistron rënie të borxhit publik. Të gjithë këto tregues, pritet të reflektohen edhe në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm i cili pritet të jetë shumë më i lartë se i vitit aktual.

Ministria e Financave ka nisur hartimin e projektbuxhetit për vitin 2025, duke u bazuar në performancën ekonomike të 9-mujorit të këtij viti. Projektbuxheti që parashikohet të bëhet publik në nisje të muajit nëntor, pritet të jetë afro 8.2 miliardë euro, me rritje prej rreth 600 milionë euro nga viti aktual, ku totali i shpenzimeve të planifikuara për 2024-ën janë në afro 7.6 miliardë euro.

Në rritje po ashtu do të jenë edhe të ardhurat, ku synimet janë të arrihet në vlerën afro 7.5 miliardë euro, nga 7.1 miliardë euro që pritet të mblidhen deri në fund të këtij viti. Deri në fund të muajit shtator në arkën e shtetit ishin mbledhur 51 miliardë lekë më shumë se vjet.

Ndërsa sa i takon ndarjes së buxhetit për institucionet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të kenë portofolin më të madh. Nëse marrim si referencë treguesit fiskalë 2024-2026 buxheti për shëndetësinë do të arrijë në 2025-ën 81.4 miliardë lekë, ndërsa i infrastrukturës në afro 73 miliardë lekë. Buxheti i vitit që vjen pritet ti përgjigjet edhe sfidës së pensioneve dhe reformës së re të paralajmëruar nga qeveria, që pritet të prezantohet vitin e ardhshëm.

Ky projektbuxhet do të shoqërohet edhe me paketë fiskale, ku do të përfshihen rishikime taksash, të cilat ende nuk janë detajuar. Mbetet e paqartë nëse kjo paketë fiskale do të përfshijë edhe rishikimin e tatimit mbi pagat siç është paralajmëruar gjatë këtij viti, ku synohet që 23% tatim të paguajnë ata që kanë rroga mbi 250 mijë lekë në muaj nga mbi 200 mijë lekë që është aktualisht.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Re,: 21/10/2024 14:58

    Buxheti i madh qeveritar , per korupsjonin ! Me I madhi buxhet eshte te kuptuarit ne sherbim te se munguarit emergjenc , shendetsi, ku vdesin para dyerve spitalor me pordh**n, sherbim shendetsor e tavani dysheme jetik i te jetuarit njeri , si prindi femijen ...!!?

    Përgjigju
  • I Madhi: 20/10/2024 12:34

    Po patjeter te vjedhim me shume se zgjedhje hesapi si dihet

    Përgjigju
  • Bim: 19/10/2024 06:49

    Ajo qe eshte e sigurt ne Shqiperi tesh 32 vjet, eshte qe buxheti per çdo vjet eshte me I madhi ne histori por shqiptaret zero permirsim ndjejn.

    Përgjigju
  • nari: 19/10/2024 00:42

    me i madhi normal 2025 jan zgjedhjet o do hidhet lek kete vit o nuk hidhet kurr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi