Mario Çela u ekstradua mbrëmjen e sotme nga Belgjika në drejtim të vendit tonë.
Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, kreut të organizatës kriminale të Elbasanit që u godit nga SPAK, është arrestuar në Belgjikë.
Ai u arrestua disa kohë më parë në Belgjikë, në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi asokohe 21 urdhër-arreste, mes të cilave edhe për Mario Çelën.
SPAK bëri me dije atëherë në njoftimin zyrtar se Mario Çela është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.
Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se organizata e Suel Çelës kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës.
Sipas SPAK, ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020. Po ashtu, është tentuar trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.
Komente









