TIRANE - Seanca plenare e ditës së enjtes, një seancë e jashtëzakonshme pritet që të ketë në rend të ditës pikërisht të ashtëquajturat tre ligje të integrimit si dhe propozimin e kreut të qeverisë për të përfshirë në këtë seancë edhe ligjin për aministinë fiskale. Ndonëse për këtë propozim Ministria e Financave nuk ka paraqitur në Kuvend një draft lidhur me këtë ligj, kjo pritet që të kundërshtohet nga opozita.
dërkohë që 3 ligjet përfshijnë pikërisht ligjin për statusin e nëpunësit civil, ligjin për administratën gjyqësore si dhe ligjin për Rregulloren e Parlamentit. Ishte vetë kreu i qeverisë, i cili në fillim kishte propozuar për një seancë ditën e hënë, por shtyrjen e saj për ditën e enjte, kryeministri e argumenton me kohën që grupet parlamentare duhet të kenë në dispozicion për të marrë vendimet. Gjithësesi kuorumi për të filluar seancën duhet të jetë 71 të pranishëm në sallë.
MUNGON KQZ NË RENDKur gjithë vëmendja e ndërkombëtarëve është përqëndruar të konstituimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në këto momente Kuvendi nuk e ka të përfshirë në rendin e mbledhjes së seancës së ditës së nesërme. Në njoftimin zyrtar është njoftuar mbledhje vetëm për 3 ligjet si dhe amnistinë fiskale. Ky është dhe kushti i opozitës për votimin e 3 ligjeve.
KËRKESANë një shkresë drejtuar Kuvendit, kryeministri Berisha kërkon që Parlamenti të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme më 30 maj 2013, për të votuar tre ligjet e kërkuara nga BE-ja për dhënien e statusit të vendit kandidat si dhe ligjit te amnistisë fiskale.
“Me këtë kërkesë, Kryeministri Berisha kërkon t’i japë opozitës edhe një mundësi tjetër para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, që t’i bashkohet vullnetit të palëkundur të mazhorancës qeverisëse për miratimin e tyre dhe zhbllokimin e rrugës së integrimit europian të vendit” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44