TIRANË- Anëtarja e nëntë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është betuar pak ditë më parë në Presidencë duke marrë zyrtarisht detyrën dhe duke i hapur rrugë procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të këtij institucioni.
Ndërkohë që procedurat kanë nisur, ishte ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka shkuar sot në Kushtetuese për të zhvilluar një bisedë.
Plotësimin me 9 anëtarë, Kim e ka cilësuar si një moment i rëndësishëm i reformës në Drejtësi që SHBA e mbështet fuqishëm, e ndërsa u ka uruar suksese në procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri.
“Që nga dhjetori 2022, Gjykata Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje madhore për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin”, shkruan Kim.
Vetë Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka mbajtur një mbledhje të posaçme dhe ka vendosur fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të ri, duke i hapur rrugë edhe depozitimit të kandidaturave.
Zgjedhja e kryetarit të Kushtetueses
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri dhe, pas këtij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në përfundim të këtij votimi shpallet i zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, Kryetari caktohet me short. Procedura e zhvillimit të shortit parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Kryetari i zgjedhur njofton Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit.
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka zbardhur detaje nga takimi.
"Që nga dhjetori 2022, Gjykata Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje madhore për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin", shkruan Kim.
Sa te lumtur jemi. Kur per here te pare ne histori kemi te plote nje gjykate ....pa gjyqtare. Me e fundit, vjen pas nje eksperience mediokratike ne zyra shitje blerje ne SHBA! Kjo fale mbeshtetjes se jashtzakonshme te SHBA permes DASH e DELE (diplomaci+inteligjence) qe se fundmi ua menderosi DoJ (drejtesia)!!! Amin per rijetesimin me sukses te deshtimit 48-53 kunder shokut Enver dhe qe 80 vite me vone ia njohet meritat duke mbeshtetur fort pasardhesin e tij Rama!
Përgjigju