Pritjes i erdhi fundi, Euro 2024 ngre siparin në Gjermani! Nga përkujtimi i “Der Kaiser” te fishekzjarret, spektakël në ceremoninë hapëse

Pritjes i erdhi fundi, Euro 2024 ngre siparin në Gjermani! Nga përkujtimi i “Der Kaiser” te fishekzjarret, spektakël në ceremoninë hapëse

Trofeu i Euro 2024

Pritjes i erdhi fundit. Data shënon 14 qershor dhe starton Europiani 2024, që merr jetë sot në Gjermani. Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Gjermanisë dhe Skocisë në Munich.

Ky takim nis në 21:00 dhe zhvillohet në “Allianz Arena”. Të gjithë sytë e Europës, por jo vetëm, janë të fokusuar në Gjermani ku deri me 14 korrik do të jemi të mbërthyer me emocione futbolli.

6 grupe me nga 4 përfaqësuese do tentojnë fillimisht kalimin e grupit. Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare e luan ndeshjen e parë nesër(e shtunë). Pikërisht ndaj Italisë në 21:00, kuqezinjtë do kërkojnë surprizën e parë.

Hapja/ Ndeshja hapëse do të jetë sot mes Gjermanisë dhe Skocisë. Ceremonia hapëse e Europianit do zhvillohet rreth 1 orë para fillimit të ndeshjes.

Përveç koreografisë, një spektakël fishekzjarrësh pritet të ndezë stadiumin. UEFA nuk ka harruar t’i kushtojë tribute Franz Beckenbauer. Legjenda gjermane u nda nga jeta më 7 janar të këtij viti dhe do të përkujtohet para nisjes së takimit.

Euro 2024 do i mbajë të gjithë të mbërthyer deri më 14 korrik, kur është dhe finalja e madhe. Të gjithë shpresat janë te Kombëtarja shqiptare, që bën pjesë në grupin B.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej