ULEZ - Një grup punonjësish të Hidrocentralit të Ulzës protestuan kundër privatizimit të tij pasi me punën në të jetojnë më shumë 800 banorë të rrethit të Matit që tashmë rrezikojnë vendet e punës. Ata i bënë thirrje Qeverisë që të verë dorën në zemër e të ndalë shitjen e këtij hidrocentrali.
“Ky vend këtu është larë me gjak. Ndre Elezi, Ndrec Gjergji, Etem Uka, Gjon Nika me 7-8 vetë të tjerë vdiqën për të ndërtuar këtë hidrocentral. Nuk mund të shitet kështu”, u shprehur njëri prej punëtorëve.
Protesta e tyre u mbështet edhe nga deputeti socialist Qemal Minxhozi, i cili theksoi se vlera e shitjes së Ulzës, Shkopetit dhe dy Bistricave është e barabartë me punën për 5 vjet të tyre.
“Nuk mund të mbushet arka e shtetit e boshatisur me djersën dhe kontributin tuaj. Qeveria të gjejë burime të tjera për t’i bërë ballë krizës. Vlera që qeveria do të marrë nga shitja e Ulzës, Shkopetit dhe dy Bistricat, është e barabartë me punën e këtyre hidrocentraleve për 5 vjet”, u shpreh deputeti socialist.
Në protestë mori pjesë edhe Kreu i Federatës së Industrisë dhe Energjetikës, Taf Koleci, i cili shprehu gatishmërinë për të mbështetur çdo iniciativë në mbrojtje të bukës së gojës së këtyre 800 familjeve.
Redaksia Online
(Gre.M/im/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com