Privatizimet, Qeveria nxjerr në
shitje 4 HEC-e, nesër ofertat

Privatizimet, Qeveria nxjerr në <br />shitje 4 HEC-e, nesër ofertat
TIRANE - Pas tenderit për privatizimin e kompanisë së naftës “Albpetrol”, qeveria shqiptare nxjerr në shitje një tjetër aset shtetëror. Bëhet fjalë për 4 Hidrocentrale, “Bistrica1 dhe Bistrica2 si dhe Ulëza e Shkopeti.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Ekonomisë, ditën e nesërme (e hënë 10 shtator) në sallën e mbledhjeve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nis seanca publike e hapjes së ofertave për shitjen e aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a., ndërsa për dy HEC-et e tjera tenderi do të zhvillohet tre ditë më vonë.

Zhvillimi i tenderit ditën e hënë vjen pas dështimit të këtij procesi 3 muaj më parë, pasi nuk pati oferta që mund të cilësoheshin të leverdishme për blerjen e 4 HEC-eve.

Mësohet se interes për blerjen e 4 HEC-eve kanë shprehur 8 kompani, mes të cilëve 7 të huaja dhe një konsourcium shqiptar.

Kompanitë e interesuara për privatizimin e 4 HEC-eve
1. Verbund AG – Austri
2. EVN - Austri
3. CNR - Francë
4. Limak Energy - Turqi
5. Kurum Group - Turqi
6. Andritz Hydro - Austri
7. Tozzi Sud Spa - Itali
8. Agna Group, Gener-2, Cara-El, Erioni shpk - Shqipëri

Përmes procesit të shitjes së 4 HEC-eve, qeveria shqiptare synon të përfitojë një shumë prej 100 milionë eurosh. Por nga ana tjetër ekspertët deklarojnë se vlera reale e 4 HEC-eve është rreth 300 milionë euro. Kjo për faktin se këto hidrocentrale i janë nënshtruar kohët e fundit një procesi rikonstruksioni dhe secili prej tyre.

Privatizimi i HECE-eve do të jetë i plotë dhe kompanitë që do të shpallen fituese do të zotërojnë të gjitha të drejtat e shfrytëzimit. Pas dorëzimit të ofertave, komisioni i ngritur nga Ministria e Ekonomisë do të vlerësojë ofertuesin më të mirë për shitjen e veprave. Nëse do të llogaritej vlera e hec-eve, duke marrë parasysh jetëgjatësinë e tyre prej 250 deri në 300 vjet, prodhimin mesatar vjetor të energjisë prej 550 mijë MW/h dhe çmimin mesatar prej 65 euro për MË, në treg do të kushtonin në total rreth 300 milionë euro.

Këto vepra janë ndërtuar nga mesi i viteve 60-të dhe aktualisht janë në gjendje të mirë teknike.

Duket se vendimi i qeverisë për privatizimin e veprave vjen si pasojë e mungesës së të ardhurave në buxhetin e shtetit, të katër hidrocentralet prodhojnë 6% të energjisë në vend me një fuqi totale të instaluar prej 80 MW, duke rezultuar fitimprurëse për Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH).

(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)