Fillimisht u bë hapja e ofertave për privatizimin e Bistrica 1 dhe Bistrica 2
Oferta e parë -Kompania amerikane “Goergian American Aloysins” US - 30 milionë e 355 mijë euro.
Oferta e dytë - kompania boshnjake “Energolina “ - 44.8 milionë euro
Oferta e tretë - Konsorciumi Italian “Mova Power Eletrica” - 27 milione e 500 mije euro
Oferta e katërt - Grupi “Calik Energy” - 19 milion e 300 mije euro
Oferta e pestë Kurum International - 52 milionë euro
Oferta e gjashtë Kompania shqiptare “Erpa Investment” - 35 milione e 100 mije euro
Oferta e shtatë “Agna Consorcium" - 37 milionë e 100 mije euro
NE 12 U HAPEN OFERTAT PER ULEZ E SHKOPET
Në tenderin e hapur ofruan ofertat e tyre 4 kompani të huaja për blerjen e dy hidrocentraleve të mesëm. KURUM ka dhënë ofertën më të lartë dhe për 2 HEC-et e tjera, Ulëz e Shkopet. Për këto dy HEC KURUM ofroi 57. 5 milionë euro. Kompania turke është e njohur në vendin tonë për prodhimin e çelikut dhe ka një license edhe për fushën e energjisë elektrike. Ofertat u hapën një orë pasi kishin përfunduar ofertat për HEC Bistrica 1 e 2.. Kryetari i komisionit të verifikimit të ofertave, njëkohësisht zv ministër i METE, bëri thirrje ofertuesve të cilët ishin të interesuar të paraqisnin ofertat në sekretari deri në orën 12:00
OFERTAT
Oferta e parë - Kompania amerikane “Goergian American Aloysins” US “ - 26.5 milionë euro
Oferta e dytë - Kompania boshnjake “Energolinja” - 31.850.804 euro
Oferta e tretë - Grupi “Celik Energy” - 15. 8 milionë euro.
Oferta e katërt - "Kurum International" - 57. 5 milionë euro
Më parë, privatizimi i këtyre hidrocentraleve kishte dështuar disa herë, për shkak të mungesës së interesit të investitorëve, duke e detyruar qeverinë që të kalonte disa ndryshime në ligjin për privatizimin e këtyre shoqërive. Tenderi për dhënien me koncension të katër hidrocentraleve: Bistrica 1 dhe 2 dhe Shkopet-Ulëz dështoi 3 herë. Sipas të dhënave nga Enti rregullator i Energjisë, hidrocentralet Bistrica 1 dhe 2 kanë përkatësisht nga 3 dhe 1 agregate prodhuese dhe një kapacitet të instaluar prej përkatësisht 23.1 dhe 5 megavat. HEC-i Ulëz + Shkopet ka një kapacitet të instaluar prej 24 megavat Të tre hidrocentralet në shitje kanë një kapacitet të instaluar prej 52.1 MW, që përbën rreth 3.4% të totalit të kapacitetit të instaluar të hidrocentraleve shtetërore në vend.
Përmes procesit të shitjes së 4 HEC-eve, qeveria shqiptare synon të përfitojë një shumë prej 100 milionë eurosh. Por nga ana tjetër ekspertët deklarojnë se vlera reale e 4 HEC-eve është rreth 300 milionë euro. Kjo për faktin se këto hidrocentrale i janë nënshtruar kohët e fundit një procesi rikonstruksioni.
Privatizimi i HECE-eve do të jetë i plotë dhe kompanitë që do të shpallen fituese do të zotërojnë të gjitha të drejtat e shfrytëzimit. Pas dorëzimit të ofertave, komisioni i ngritur nga Ministria e Ekonomisë do të vlerësojë ofertuesin më të mirë për shitjen e veprave dhe verifikimin e tyre dhe hartimin e renditjes përfundimtare sipas ofertave financiare dhe teknike pas vlerësimeve përkatëse". Nëse do të llogaritej vlera e hec-eve, duke marrë parasysh jetëgjatësinë e tyre prej 250 deri në 300 vjet, prodhimin mesatar vjetor të energjisë prej 550 mijë MW/h dhe çmimin mesatar prej 65 euro për MW, në treg do të kushtonin në total rreth 300 milionë euro.Këto vepra janë ndërtuar nga mesi i viteve 60-të dhe aktualisht janë në gjendje të mirë teknike. katër hidrocentralet prodhojnë 6% të energjisë në vend me një fuqi totale të instaluar prej 80 MW duke rezultuar fitimprurëse për Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH).
KUSH ESHTE KURUM
Kompania turke "Kurum" prej vitit 1999 ushtron aktivitet në Shqipëri në fushën e metalurgjisë. Kjo kompani është ndër konsumatorët më të mëdhenj të energjisë në vend, me rreth 7% të totalit të konsumit. Që prej fillimit të vitit 2012, Kurum është licencuar si klient i kualifikuar, ku hyjnë klientët e lidhur me linjat e tensionit të lartë 110 kV dhe që kanë konsum vjetor më të madh se 50 milion kwh. Ky grupë klientësh furnizohen nga furnizues të kualifikuar, që licencohen nga ERE, duke krijuar nj treg prej rreth 40-50 milion euro në vit. Me dy ofertat që sot "Kurum" dha për të blerjen e 4 HEC-eve tregon një strategji për tu bërë ndër operatorët më të mëdhenj të shitjes së enegjisë elektrike.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)