TIRANE- Kompania shtetërore e sigurimeve, INSIG, në vartësi të ministrisë së Financave, ka hyrë në vitin e gjashtë të privatizimit dhe pakkush është në gjendje të thotë se kur do të mbyllet procesi. Në vitin 2010, ka qenë një firmë amerikane, që deklaroi se do t'i blinte të gjitha aksionet për 50 milionë USD, por më pas u tërhoq nga procedurat e tjera. INSIG në vite ka investuar shuma të mëdha për marketingun, duke krijuar kështu një emër të mirë në tregun e sigurimit. Nga ana tjetër, INSIG ka emër të mirë si një shoqëri që e paguan dëmin.
Të dhënat tregojnë se raporti dëme/prime për këtë shoqëri rezulton rreth 70%, në një kohë që në shoqëritë e tjera private, ky raport është rreth 22%. Shoqëria ka një portofol klientësh, që e ka ruajtur në vite, të cilët ndër të tjera i përkasin dhe asaj shtrese që besojnë më shumë te shteti sesa te privati. Rreth 90-95% e aktiveve të INSIG janë likuide, çka përbën një përparësi për shoqërinë, pasi ajo nuk ka probleme të amortizimit moral, nuk ka aktive në risk dhe vlera e saj identifikohet me lehtësi. INSIG ka një portofol të diversifikuar mirë në euro, dollarë dhe lekë, çka ul riskun e humbjeve nga kursi i këmbimit. Kompania ka mbi 25% të tregut në Kosovë. Ka marrë licensën për të operuar në Maqedoni dhe ka plane dhe për në Greqi. Vetëm në Kosovë, sipas të dhënave të kësaj shoqërie, kryhet një xhiro prej rreth 6 milion eurosh në vit, nga të cilat 3 milion euro rezultojnë fitim i pastër, pra një normë fitimi prej 50%.
Disavantazhi kryesor i INSIG është rënia e vazhdueshme e pjesës së tregut. Në tre vitet e fundit, shoqëria ka humbur mesatarisht 15-20% të tregut çdo vit, dhe për momentin ajo zotëron rreth 20% të tij. Shoqëria ka një gjendje teknologjike të prapambetur, me një informatizim të ulët. INSIG-u ka dhe një kosto të lartë administrative, si rrjedhojë e mbingopjes me personel dhe ka qenë gjithnjë nën presionin e politikës. Ndërkohë, është fakt që shoqëria ka dëme të papaguara të trashëguara nga e kaluara.
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com