PRIZREN- Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe homologu i tij në Kosovë, Sylë Hoxha, zhvilluan sot një takim në Prizren ku temë kryesore ishte diskutimi mbi çështje që kanë interes të përbashkët në hetimin e kriminalitetit ndërkufitar dhe atij rajonal e më gjerë, veçanërisht sa i përket çështjeve që lidhen me përfshirjen e qytetarëve shqiptarë në organizatat terroriste në Siri dhe Irak.
Takimi u zhvillua në një kohë kur, policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në të cilin janë vënë në pranga 15 persona, mes të cilëve 12 hoxhallarë e imamë dhe 1 politikan, të akuzuar për nxitje të urrejtjes ndërfetare, si dhe të dërgimit të të rinjve shqiptarë për të luftuar krah organizatave terroriste në Siri dhe Irak.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com