Projektligj për të ndaluar shitjen e markave të falsifikuara, bizneset që i tregtojnë do iu sekuestrohet malli

Tregtimi i produkteve të falsifikuara, apo produkteve që janë imitim i markave kryesisht të shtrenjta do të ndalohet dhe dënohet me ligj.

Projektligj ‘Për Markat Tregtare’ i hedhur për konsultim Publik nga Ministria e Financave, përpos synimit të përafrimit të legjislacionit me BE, ka si qëllim të ndalojë tregtimin e produkteve të falsifikuara, dhe parashikon padi për falsifikatorët dhe bllokim të mallit që kanë nxjerrë në treg. Përshembull, nuk do të lejohet tregtim i veshjeve që janë imitim i firmave me emër, dhe jo vetëm.

Në relacion thuhet se në tregun vendas ka presona të ndryshëm që po dëmtojnë konkurrencën dhe cenojnë interesat e konsumatorëve, duke tregtuar imitime të markave.

“Këto përpjekje negative përveçse dëmtojnë interesat ekonomike të pronarëve të markave me reputacion në treg, ato dëmtojnë dhe deformojnë gjithashtu tregun dhe interesat e konsumatorëve”, thuhet në relacion.

Në këtë projektligj ju njihet e drejta pronarëve të markave të ngrenë padi në gjykatë ndaj tregtarëve që abuzojnë, si dhe të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që ju është shkaktuar.

Projektligji i kushton një rëndësi të veçantë masave për mbrojtjen e markave dhe të drejtave të pronarëve të markave nga cenimet që u bëhen atyre nga spekulatorë dhe manipulatorë të tregut. Në këtë aspekt, projektligji parashikon të drejtën e pronarëve të markave që cenohen nga veprime shkelëse të ngrenë padi, të paraqesin prova dhe t’i sigurojnë këto, të kërkojnë marrjen e masave të përkohshme për parandalimin e një shkeljeje, nxjerrjen jashtë qarkullimit, konfiskimin dhe vënien nën kontroll të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtat e markave të regjistruara më parë dhe kështu me radhë”, thuhet në relacion.

Në rastet kur gjykata vendos në favor të markave, kërkohet edhe dëmshpërblim i tyre nga abuzuesi. Konkretisht në nenin 134 të këtij projektligji është parashikuar edhe dëmshpërblimi i pronarëve të markave nga shkelësit, dhe dëmi do të përllogaritet duke marrë në konsideratë, dëmin efektiv dhe atë real, fitimin e munguar të pagës së dëmtuar për shkak të përfitimit të padrejtë të shkelësit, si dhe vlerësohet edhe dëmi moral, cenimi i emrit apo dëmi reputacional tregtar.

“Me kërkesë të palë së dëmtuar, gjykata urdhëron shkelësin që është përfshirë në veprimtari shkelëse të paguajë shpërblimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e shkeljes së të drejtave të markës tregtare. Në përllogaritjen e masës së shpërblimit të dëmit, gjykata mban parasysh çdo dëm efektiv dhe real, duke përfshirë fitimin e munguar të palës së dëmtuar, çdo përfitim të padrejtë të realizuar nga shkelësi dhe, sipas rastit, dëmin moral që i është shaktuar palës së dëmtuar nga shkelja, cënimi i emrit dhe reputacionit tregtar, etj”, thuhet në nenin 134 të projektligjit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 12/12/2023 08:42

    Urojme te aprovohet e zbatohet sa me shpejt ky projektligj se jena ba turp i botes. Ku ka me keq se ne Tirane tan dyqanet i ke me produkte fallco ku jane tue i shit per origjinale. Shkon te Concord Center Shaban Hurdha bashke me Feliks Hurdha djalin e vet e kane mbushur krejt me atlete fallco nga Kina e tu shit pa fatur e jane tu thane qe janw origjinale. Shkon te qendra tjeter EMERALD CENTER ke Artur Danaj tu shit canta e portofola, kepuce sportive e atlete te markave me te shtrenjta te gjitha fallco. Jane tu thane qe jane origjinale. Po ku ka origjinale nga kina por cka asht me e cuditshme si jane tu e i kalue ne Dogane te Tiranes edhe te Durresit. Uroj ta zbatojne kete ligj sa me shpejt se asht mbushur tane Shqiperia me lloj lloj produkte duke kopjuar Brandet e medhaja.

    Përgjigju
    • bledi: 13/12/2023 14:30

      pse jena bo turpi botes mer daj? Leji spiunlliqet se qeke ne prej veriut e gjasme ju jeni te beses. Katunarit po i dhimbsen markat e medhaja te modes. ik e daj se dje ke zbrit ne Tirone me nallonet me balt. Si fillim meso te ecesh ne asfalt me pas fol per gjona te tjera.

    • Ana: 12/12/2023 11:47

      Po ti kush je ! Meqe permend emrat e ktyre Qe punojne me drejtesi pa ja fut tjerve .

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë