Pr/ligji: 50 mln euro kredi për autobusë elektrikë në Tiranë! Të vjetrit në tre linja urbane do të zëvendësohen brenda 2029

TIRANE- Tre linja autobusësh në Tiranë, do të zëvendësohen plotësisht me autobusë elektrikë, brenda vitit 2029. Bëhet fjalë për linjën e Tiranës së Re, Unazës dhe Kombinat-Kinostudio, ku do të futen 50 autobusë elektrikë, të cilët do të kenë 52 kilometra korsi të dedikuara në të dyja anët e rrugës.

Autobusët elektrik, do të zëvendësojnë plotësisht ato që janë aktualisht, ndërkohë që nuk pritet të rishikohet çmimi i biletës.

“Do të jenë me kapacitet shumë më të lartë se autobusët aktual. 50 autobusë që do të jenë 100% elektrike dhe numri i autobusëve që do të jenë në dispozicion është parashikuar të mbuloj të gjithë kërkesën. Autobusët aktual do të zëvendësohen 100%. Bileta nuk ka një parashikim për ndryshim, por kostoja mund të sugjerojë në të ardhmen një ndryshim kostoje të operimit të këtyre linjave”, tha nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jonida Halili.

Për realizimin e këtij projekti në Komisionin e Veprimtarisë u diskutua edhe kredia prej 50 milionë euro që do të merret nga KFË gjermane.

“Kostoja totale e projektit parashikohet në 110 milionë euro, 50 milionë euro është kjo kredi, 30 milionë euro është grant nga BE dhe pjesa tjetër 29 milionë euro është kosto e mbuluar nga bashkia”, tha zëvendësministrja e Financave Adela Xhemali.

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, thotë se këto linja të reja, do të lehtësojnë transportin e qytetarëve.

“Pritet të jetë nga 9 mijë pasagjerë në pikë në 23 mijë pasagjerë në pik. Koha e qëndrimit në stacione pritet të jetë rreth 30 sekonda, ndërsa shpejtësia e lëvizjes pritet të shkojë nga 9.5 kilometra që është aktualisht në 20 mijë km në orë”, tha Halili.

Për ndërtimin e korsive të dedikuara do të bëhen edhe shpronësime në rrugën Kombinat-Kinostudio, ndërsa karikimi i autobusëve do të jetë në disa pika.

“Nevojat për shpronësim janë vetëm në linjën kinostudio kombinat, dhe depos së karikimit që është identifikuar nga Bashkia e Tiranës, po punohet për të siguruar hapësirën ku do të ndodhë investimi. Karikimi do të ndodhë në e-DEPO, dhe në disa stacione në qytet”, tha nënkryetarja.

Zëvendësimi i autobusëve aktual, që përdorin karburant, me autobusët elektrik sipas qeverisë do të sjellë ulje të ndotjes me 55% deri në vitin 2030.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • abc: 09/05/2024 16:39

    KESAJ I THONE P..RDH,,SE LIROHESH,,OSE PRIT GOMAR TW MBIJE BAR...ME KETA HAJDUTE ASGJE NUK MBAARON O POPULLI IM I VUAJTUR,,,,MARRIN KREDI PER TE BLERE AUTOBUZA,,,SEPSE I VJEDHIN LEKET E BUXHETIT ME 5 D...A KA ME TURP,,QE NJE SHTET NUK KA PARA PER TE BLERE AUTOBUZA....IMAGJINO TE BEJNE KETA RAFINERI..INCENERATORE..DEBURATORE...KETA JANE CA HAJDUTE QE VETEM NJE BOMBE NGA PUTINI E HEDHUR NE PARLAMENT NA SHPETON...

    Përgjigju
  • tito: 08/05/2024 10:24

    1 milion banore qyteti, dhe as 4-5 linja. A jeni te ndergjegjshem sa mbrapa jemi.Europa me qytete as 70 mije banore, e kane te pakten 10 linja te ndryshme qe bejne rruge te ndryshme. Ne nje unaze, kombinat, e tirana e re kemi. Turp per faqe te zeze.

    Përgjigju
  • Beni: 07/05/2024 20:58

    Ca beni o shoke,uleni pak doren 1 milion euro autobuzi

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 07/05/2024 19:51

    A nuk ka ardhur koha që Tirana të nisë metron e saj??? Linjat e dedikuara nuk e zgjidhin problemin e trafikut, përkundrazi do të ketë më pak hapsira për mjetet e tjera!!! Kjo është zgjidhje afat shkurtër për të mos thënë thjesht prpagandistike(dhe abuzive)

    Përgjigju
    • Ehsikur: 07/05/2024 22:03

      Keta s'kane perfunduar akoma unazen le me te nisin metrone. Me ritmin e ketyre ne 2040 mbaron dhe nese nisin punimet neser.

    • Beni: 07/05/2024 21:47

      E ka luli ne sirta tramin

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona