Pr/ligji për Akademinë e Shkencave, Beqir Meta: Fuga t'i përfshijë në statut sugjerimet
Një nga anëtarët e grupit të punës pranë ministrisë, akademiku Beqir Meta në një intervistë për Report Tv shprehet se sugjerimet e tij për reformën në ASH, Fuga mund t’i pasqyrojë në statutin për Akademinë e Shkencave.
Është prezantuar projektligji “Për akademinë e Shkencave të republikës së Shqipërisë” i përgatitur nga grupi i punës pranë Ministrisë së Arsimit që synon reformimin e këtij institucioni. Zë kundër i këtij drafti ishte akademiku Artan Fuga, i cili e konsideron këtë projektligj një model të dështuar. Një nga anëtarët e grupit të punës pranë ministrisë, akademiku Beqir Meta në një intervistë për Report Tv shprehet se sugjerimet e tij, Fuga mund t’i pasqyrojë në statutin për Akademinë e Shkencave, që është edhe më i rëndësishëm se projektligji për këtë institucion.
“Nuk mund të thuhet që s’ka qenë transparente. Nëse mund të bëhet, mund të bëhet edhe diçka më tepër, ndoshta. Por mendimet e prof.Fugës, ne i kemi pasur të qarta. Unë i kam lexuar dhe i kam mbajtur në evidencë. Profesor Fuga është anëtar i komisionit që do merret me reformën e Akademisë, duhet patjetër që gjithë këto gjëra që janë arritur të materializohen më tej në statut dhe të ecim përpara”.
Beqir Meta, anëtar i grupit të punës pranë Ministrisë së Arsimit për reformimin e Akademisë së Shkencave
Akademiku Meta shprehet se Ministria e Arsimit nuk ka ndërhyrë në punën e tyre dhe se zgjedhja e tyre për të bërë pjesë të përgatitjes së draftit akademike për reformimin e këtij institucioni, ka qenë e zgjuar.
“Ministria e Arsimit nuk ka paraqitur ndonjë opsion apo ndonjë ide të saj lidhur me organizimin e Akademisë apo me funksionimin e ligjit, por ka krijuar këtë grup. Mendoj që ka qenë mençuria e saj dhe serioziteti që ka krijuar një grup me akademikë dhe ka pritur një produkt nga ky grup, pa pasur ndonjë ndërhyrje mesa di unë”.
Beqir Meta
Meta u shpreh se projektligji do të sjellë efekt shumë pozitiv, pasi për të janë konsultuar edhe me ekspertët e Akademisë Gjermane dhe Amerikane.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
Studim për nëntokën e Lezhës, Neritan Ceka: Së shpejti gërmime të reja arkeologjike
26 Dhjetor 2024, 16:45
-
Niko Pojani: Jeta dhe veprimtaria Shkencore e Prof. Inxh. Egon Gjadrit
2 Dhjetor 2024, 18:21
-
Kërkimi shkencor/ Zhupa: Bie ndesh me Kushtetutën, Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e shkencës
18 Tetor 2024, 19:36
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor 2024, 08:33
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj 2024, 18:35
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj 2024, 15:27
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill 2024, 15:46
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill 2024, 15:50
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill 2024, 16:12
-
Akademia e Shkencave do të mbajë një aktivitet për piktorin Lekë Tasi
27 Shkurt 2024, 17:55
-
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!
23 Shkurt 2024, 22:29