Pr.ligji për kërkimin shkencor, deputetja Xhixho: Shkel autonominë universitare, të ndalet me urgjencë

Pr.ligji për kërkimin shkencor, deputetja Xhixho: Shkel autonominë universitare, të ndalet me urgjencë

Deputetja e PL, Erisa Xhixho

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka dalë kundër pr.ligjit të ri të qeverisë për kërkimin shkencor. Kështu, Partia e Lirisë i bashkohet Partisë Demokratike për të kundërshtar këtë projektligj që sipas tyre e kthen kërkimin shkencor në monopol të qeverisë.

Sipas Xhixhos ky pr.ligj shkel autonominë universitare, ndërsa shkruan se duhet ndaluar urgjentisht të avancojë në procesin parlamentar!

Xhixho ka ndarë edhe një letër të Konferencës së Rektorëve, të cilët i janë drejtuar Kryetares së Kuvendit mbi këtë pr.ligj, në të cilën thuhet se varianti është ndryshe nga ai çfarë ishte diskutuar në fillim.

Qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj që synon riorganizimin e sistemit dhe kërkimit shkencor në vend, përmes ngritjes së një strukture të re që do të funksionojë nën drejtimin e kryeministrit.  Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor së bashku me ministrinë përgjegjëse për shkencën do të hartojnë politikat e reja dhe fushat prioritare të kërkimit shkencor për të gjitha institucionet.

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos

Konferenca e Rektorëve duhet dëgjuar dhe ligji i ri i shkencës duhet ndaluar urgjentisht të avancojë në procesin parlamentar! Në mbështetje të Konferencës së Rektorëve, të cilët kundërshtojnë projektligjin e ri për kërkimin shkencor. Duke e cilësuar tërërsisht të drejtë shqetësimin e tyre për ndryshimin e draftit, në mungesë të plotë transparence dhe me arrogancën shpërfillëse që e karakterizon këtë maxhorancë, shpreh dakordësinë e plotë me qëndrimin kundër këtij projektligji që shkel autonominë universitare dhe e bën shkencën monopol të qeverisë.

Por si në çdo konsultim sa për procedurë që bën kjo qeveri me grupet e interesit, edhe në këtë rast nuk ka marrë parasysh opinionet e botës akademike dhe nuk i ka reflektuar në draftin final. Në letrën e rektorëve të institucioneve të arsimit të lartë, publike dhe private në vend, dërguar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, thuhet:

“Për këtë projektligj është punuar së bashku me përfaqësues të Konferencës së Rektorëve dhe për projektet e rishikuara, mbi bazën e komenteve te dërguara nga ana jone, ka patur reflektime të herëpashershme. Me shqetësim konstatojmë se projektligji që ju keni në shqyrtim, është një variant shumë më ndryshe nga ai që është konsultuar me ne, duke ju rikthyer thuajse, variantit te parë të projektit fillestar, i kundërshtuar nga Konferenca e Rektorëve.

Në këto kushte do të kërkonim pezullimin e procedurave të miratimit të projektligjit dhe të pranoni në fillim të javës që vjen, komentet që do t'Ju dërgojë Konferenca e Rektorëve"shprehet në letrën dërguar Kuvendit, kryetari i konferencës së rektorëve, Prof.Dr Artan Hoxha.

Manovrat e qeverisë me këtë draft nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të kaluar me nxitim një ligj që kërkon që shkencën ta drejtojë Edi Rama. Në seancën dëgjimore të së hënës duhet dëgjuar zeri i botës akademike, pasi zëri i tyre është shumë më i fuqishëm se kjo qeveri që ka 11 vjet nuk financon dhe nuk mbështet kërkimin shkencor në Universitetet e vendit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 13/10/2024 16:45

    Asnje shkeljet nuk Ka Perkundrazi rrit standartin e kerkimeve shkencore.Angazhimi i shtetit me institucion te saj ne fshen e kerkimeve shkencore eshte detyren,Ka qene dhe eshte kerkesen e kohes.Si cdo shtet ne bote.Cfare po' bejne universitete? Vec nivel te ulet.puna shkencore nuk eshte monopoli i nje institucion autonom apo individui.Madje ndihmoni ne kembimet e pervojes shkencore,si dhe studimeve ne institucionet shkencore te vendeve te tjera .Madje forconi Edhe qendrimet kritike ndaj fallsifikimeve,kopjimeve Sic ndodh sot si pa' gje te keq.Shiko nivelin tend dhe fol per shkencen sot,qe beni studimet shkencore vetem per falsifikimin e se kaluares.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot