Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", i cili parashikon kufizime të reja për lidhjen e kontratave.

Me ligjin e ri do të detyrohen institucionet të bëjnë publike çmimin e ofertës, listën e çmimeve, katalogun, informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës, dokumentet publike.

Për çdo koncesion duhet të jetë bërë paraprakisht studimi i fizibilitetit i miratuar edhe nga Ministria e Financave, pasi të jenë analizuar të gjitha kostot-përfitimet dhe implikimet me rrezik për buxhetin e shtetit.

Por lista e sektorëve ku do mund të lidhen koncesione u konsiderua e gjerë nga deputeti Erion Braçe.

“S’duhet ta çojë njeri në mend që do të japë burgje me koncesion. Ky është një shërbim publik dhe me rëndësi kombëtare. Ca i ngelet më shtetit nëse të gjitha i ndërton një privat. Ky neni 4 është i përafruar apo është i ngjashëm me ndonjë ligj të BE”, tha Braçe.

“Ky nen është copy paste e direktivës së BE-së”, u përgjigj Emiliano Gjika, Drejtori i ATRAKO.

“Kemi hequr nga lista e koncesioneve vetëm pikën që ka qenë për kontratat simbolike me 1 euro”, tha drejtuesja e APP-së.

Lista e sektorëve ku do ketë kontrata koncesionare

Lajmi në përditësim...