Pr/ligji për llogarinë e pagesave me shërbime bazike, Ministri Mete tek “Ekonomia”: Kategoritë vulnerabël akses me tarifë zero në shërbimet bankare

Pr/ligji për llogarinë e pagesave me shërbime bazike, Ministri Mete tek “Ekonomia”: Kategoritë vulnerabël akses  me tarifë zero në shërbimet bankare

Ervin Mete

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, prezantoi në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, për të cilin është punuar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe në konsultim me Bankën Botërore.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Mete u shpreh se projektligji synon hapjen e llogarive me shërbime bazike në bankat e nivelit të dytë për disa shtresa vulnerabël, duke siguruar shërbime me tarifa zero ose të diferencuara për këto shtresa.

Ministri informoi se projektligji parashikon tarifa zero për kryerjen e disa shërbimeve që konsiderohen bazike si: hapja e llogarisë, mbyllja e llogarisë, tërheqja e fondeve përmes bankomateve, kryerja e pagesave si dhe transfertave brenda vendit, për një sërë kategorish vulnerabël, si: përfituesit e pagesës së papunësisë; familjet dhe individët që trajtohen me ndihmë ekonomike; përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre; invalidët e punës; jetimët që kanë përfituar statusin sipas ligjit, etj.

“Për të gjitha këto kategori, në momentin që hapin llogari me shërbime bazike pranë bankave të nivelit të dytë, së pari ligji vendos detyrimin që banka të mos refuzojë hapjen e një llogarie pagese me shërbime bazike për të gjitha këto kategori, si edhe të ofrojë shërbime me tarifa zero për pjesën më të madhe të tyre, ose me tarifa të diferencuara për pjesën tjetër”, tha Ministri.

Ministri Mete theksoi faktin se projektligji synon nxitjen e përfshirjes financiare, reduktimin e përdorimit të pagesave cash në ekonomi dhe rritjen e dixhitalizimit.

“Synimi është jo vetëm të ketë nxitje të përfshirjes financiare dhe qasje ndaj sekorit bankar për këto kategori, por edhe reduktim të përdorimit sa më shumë të jetë e mundur të pagesave cash dhe rritje të dixhitalizimit”, u shpreh Ministri Mete.

Pas diskutimit nga ana e deputetëve, komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin.

Fjala e Ministrit Mete

Projektligji “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike” është një iniciativë e mirë dhe për t’u vlerësuar. Është punuar bashkarisht me Bankën e Shqipërisë, në konsultim me Bankën Botërore dhe synon hapjen e llogarive pranë bankave të nivelit të dytë, me shërbime bazike, duke eleminuar të gjitha ndalesat, apo diskriminimit që mund të ishin për një sërë shtresash vulnerabël për të pasur një llogari bankare dhe nga ana tjetër siguron që këto do të jenë llogari, për të cilat do të ketë tarifa apo komisione të diferencuara ose zero.

Kështu është parashikuar që tarifa të jetë zero për kryerjen e shërbimeve të cilësuara si bazike, të cilat janë hapja e llogarisë, mbyllja e llogarisë, tërheqja e fondeve përmes bankomateve, kryerja e pagesave, si edhe transfertave brenda vendit, për një sërë kategorish vulnerabël, shtresa në nevojë, të cilët janë:

a) përfituesit e pagesës së papunësisë;

b) familjet dhe individët, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike;

c) përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personal të tyre;

d) individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre;

e) individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre;

f) invalidët e punës;

g) jetimët që kanë përfituar statusin sipas ligjit;

h) përfituesit e masës së financimit për fëmijën e vendosur në familje kujdestare me vendim gjykate;

i) përfituesit e pensionit social;

j) përfituesit e pensionit të pleqërisë;

k) përfituesit e invaliditetit si dhe përfituesit e pensionit të invaliditetit të përhershëm;

l) përfituesit e pensionit familjar; si edhe

m) përfituesit e ndihmës ekonomike për arsimin e lartë.

Për të gjitha këto kategori, në momentin që hapin llogari me shërbime bazike pranë bankave të nivelit të dytë, së pari ligji vendos detyrimin që banka të mos refuzojë hapjen e një llogarie pagese me shërbime bazike për të gjitha këto kategori, si edhe të ofrojë shërbime me tarifa zero për pjesën më të madhe të tyre, ose me tarifa të diferencuara për pjesën tjetër.

Synimi është jo vetëm të ketë nxitje të përfshirjes financiare dhe qasje ndaj sektorit bankar për këto kategori, por edhe reduktim të përdorimit sa më shumë të jetë e mundur të pagesave cash dhe rritje të digjitalizimit.

Për sa më sipër, mendojmë se është një nismë shumë e mirë dhe që duhet mbështetur.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës