'Bastet' me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, projektligji miratohet të enjten e ardhshme
Kuvendi i Shqipërisë në një seancë plenare
Kuvendi votoi me 71 vota kërkesën e Partisë Socialiste për futjen e projektligjit për "Lojërat e Fatit" me procedurë të përshpejtuar. Kërkesa e maxhorancës u bë sot gjatë seancës së Kuvend, seancë në të cilën opozita mungoi sërish. Projektligji parashikon mbylljen e pikave të basteve dhe zhvendosjen e kazinove jashtë qendrave të banuara.
Nga hëna e ardhshme projektligji pritet të nisë shqyrtimin në komisionet parlamentare. Ndërsa kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i bëri thirrje opozitës të jetë e pranishme të enjten e ardhshme në kuvend, kur pritet të votohet projektligji i shumëdiskutuar.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, u përqëndrua tek debati i fundit që është shpalosur në media, lidhur me çështjen e mbylljes së lojërave të fatit. Rama ka thënë se pikat e basteve do të mbyllen, dhe se nga 1 janari nuk do të ketë më lloto, as online. Rama ka bërë një deklaratë të fortë kur ka thënë se deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave po sulmohen me mesazhe të orkestruara nga dhomat e burgut tek 313.
Jam shumë i keq ardhur që një pjesë e deputetëve, dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe të Ekonomisë, janë kthyer në një shënjestër të e një sulmi vulgar, të orkestruar nga burgu 313. Online është shumë kompleks, do të arrijmë në një konkluzion të studiuar, në bazë të të cilit do kemi një diskutim më tutje.
Ndërkohë, seancën e sotme Kuvendi votoi edhe projektligjin për Buxhetin Faktik i cili kaloi me 74 vota. Me po kaq vota kaluan edhe ndryshimet në ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.6%
Vota total: 1615
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvendi i jep ‘ok’ hapjes së basteve sportive online! 72 pro, asnjë kundër, Braçe e Xhafaj abstenojnë! Aplikojnë për licencë kompanitë me 30% kapital të huaj
15 Shkurt, 13:25
-
U tërhoqën më 8 shkurt, socialistët çojnë nesër në Kuvend ligjin për bastet
14 Shkurt, 14:34
-
‘Ekonomia’ kalon në tërësi projektligjin për bastet sportive, gati për të kaluar të enjten në Kuvend
6 Shkurt, 21:13
-
Lojërat e fatit, Braçe kundër: Po i legalizojmë pa kontroll! Bastet të jenë monopol dhe në duar të shtetit! Shalsi: Ministria e Financave të hartojë ligj të ri
7 Dhjetor 2023, 16:34
-
Policia zbarkon në lagjet e Tiranës, aksion blic kundër lojërave të fatit! Bastisen disa lokale, 20 të shoqëruar
6 Dhjetor 2023, 22:37
-
Rikthimi i basteve, Shyti: Kushti për të pasur llogari bankare step shumë persona! Soko: Organizimi të jetë në pika fizike, online shteti nuk i kontrollon dot
6 Prill 2023, 14:45
-
Projektligji i basteve online/ Lojtarët detyrim të regjistrohen me ID, të dhënat ruhen deri në 3 vjet! Jo pagesa me para në dorë, do kalojnë nga agjentët
6 Prill 2023, 10:57
-
Rikthimi i basteve online, përcaktohen kriteret e licencimit, kompanitë garanci rreth 1.5 mln euro! 15% e xhiros taksë shtetit, jo aksionerë kriminelë
5 Prill 2023, 11:54
-
Vendosnin baste sportive nëpërmjet telefonit, arrestohen 3 persona në Tiranë
16 Shkurt 2023, 15:01
-
Vendosnin baste sportive me telefon, arrestohen 3 të rinjtë në Pogradec, shpallet në kërkim një 36 vjeçar
10 Janar 2023, 16:29
-
19-vjeçari bie në prangat e policisë, shfrytëzonte lokalin e tij për të vënë baste sportive
18 Dhjetor 2022, 10:15
-
Rikthimi i basteve? Tabaku: Hipokrizia e kryeministrit që na drejton sipas interesit personal! Ja pse jam në gjyq me të
31 Gusht 2022, 12:58
O parlament qelbesirash, behuni njehere burra mbyllini te gjitha. EDHE TELEBINGON E ARTES
Përgjigju