Pro maskës detyruese, Kuvendi i rrëzon dy dekrete Metës, zgjatet vettingu në polici, shpërblehen punonjësit e SHISH-it

Pro maskës detyruese, Kuvendi i rrëzon dy dekrete Metës, zgjatet vettingu në polici, shpërblehen punonjësit e SHISH-it

TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë ditën e sotme përpos paktit të 5 Qershorit ka miratuar edhe disa projektligje mjaft të rëndësishme. Kështu Kuvendi miratoi aktin normativ të qeverisë për vendosjen e maskave me detyrim në ambiente të mbyllura. Akti Normativ parashikon detyrimin e vendosjes së barrierës mbrojtëse (maskës) në ambiente të mbyllura, publike dhe tregtare dhe dënimin me gjobë në masën 2 000 (dy mijë) lekë nëse nuk respektohet. Kuvendi rrëzoi edhe dy dekrete të Presidentit, i pari që ktheu aktin normativ të kthyer në ligj që sanksiononte gjobat për mosrespektimin e distancës në studiot televizive dhe i dyti për vettingun në policinë e shtetit. Meta nuk pranoi zgjatjen e afatit për vettingun në Policinë e Shtetit me argumentin se ka premisa që të keqpërdoret së tepërmi në situata të veçanta, sidomos përgjatë procesit zgjedhor, por shumica e rrëzoi sot. Një tjetër projektligj i miratuar ishte ai për punonjësit e SHISH-it.

Projektligji nuk sjell ndryshime thelbësore në statusin apo detyrat e punonjësve të SHISH-it, por ka rregulluar disa aspekte të rëndësishme të marrëdhënies së punës, si vjetërsia e punës, periudha e kursit bazë apo ndërprerja e marrëdhënies së punës me shërbimin. Në relacionin shpjegues theksohet se ai synon të garantojë nivel më të lartë të trajtimit financiar të punonjësve të shërbimit, të cilët, për interesa pune, transferohen, për shkak të natyrës së veçantë të punës. "Mbulimi i shpenzimeve do të motivonte punonjësit për të punuar edhe në ato rrethe ku nuk e kanë të siguruar infrastrukturën e nevojshme për të jetuar. Për vitin 2020 janë planifikuar të emërohen jashtë vendbanimit 27 kursantë, kandidatë fitues për inspektor në SHISH të cilët do të trajtohen me kompensim udhëtimi dhe qira banese në vendin ku do të transferohen. Më qëllim motivimin e mentorit për t’ia trashëguar profesionin punonjësit të ri, është menduar që t’i jepet një shpërblim sipas përcaktimit në udhëzimin e drejtorit të SHISH-it, eksperiencë e marrë nga shërbimet partnere" thuhet më tej në relacion.

VOTIMI SOT NE KUVEND
Raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për 2019 miratohet me 87 vota pro

Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Ministrave për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2019 miratohet me 88 vota pro

Raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Statistikave për vitin 2019 miratohet me 84 vota pro

Akti normativ nr. 27, datë 1.7.2020, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” miratohet me 85 vota pro

Akti Normativ nr. 29, datë 15.7.2020 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar” miratohet me 90 vota pro

Projektligji “Kodi ajror” miratohet me 89 pro, 14 kundër, 4 abstenim

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9357, datë 17.03.2005 “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit” të ndryshuar” miratohet me 87 vota pro

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar” miratohet me 86 vota pro

Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri (faza 4, 2019-2023) miratohet me 108 vota pro

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë” miratohet me 105 vota pro

Dekret nr. 11.443, datë 02.03.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar”  miratohet me 91 vota pro (pranohet dekreti)

Dekret nr. 11.444, datë 02.03.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” pranohet me 91 vota pro, humbet fuqinë

Dekret i Presidentit të Republikës me nr. 11.536, datë 8.7.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 74/2020 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar” rrëzohet me 88 vota kunder.

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.537, datë 9.7.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 20, datë 20.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar” rrëzohet me 84 vota kundër

Pakti i 5 Qershorit miratohet me 99 vota pro dhe 6 kundër, 4 abstenim

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi