Moska ka pezulluar planet për një referendum mbi aneksimin e Ukrainës jugore në rajonin Kherson.
“Për shkak të ngjarjeve aktuale, besoj se do të bëjmë një pushim për momentin”. Kështu deklaroi kreu i administratës pushtuese ruse në Kherson, Kiril Stremooussov në televizionin publik rus Rossiya
“Ne ishim gati për votim, donim të organizonim referendumin së shpejti, por për shkak të ngjarjeve aktuale mendoj se do të bëjmë një pushim për momentin”, tha ai.
Anulimi vjen në një kohë kohë kur administrata ushtarake ukrainase e Donetskut thotë se 45% e rajonit mbetet në duart e ushtrisë së Kievit. Referendumi për aneksimin e këtyre territoreve padyshim do të kushtëzohej nga rrjedha e luftës.
Lajmi kryesor:
Ushtria e Kievit merr nën kontroll 3 vendbanime në rajonin Donjeck dhe në jug! Pro-rusët në Kherson: Pezullohet mbajtja e referendumit në Ukrainën jugore









