Problem i PD, më i madh se katër deputetë!

Problem i PD, më i madh se katër deputetë!

Selia e PD-së

Përjashtimi i katër deputetëve nga grupi parlamentar i PD, i heq koren një plage që vazhdon dhe rri e mahisur. Secili prej tyre ka arsyet personale në qëndrimet që ka çuar në përjashtim. Katër të përjashtuarit kanë mbajtur qëndrimin që dihet për arsye të ndryshme, dikush për karrierë e dikush për besnikëri. Nëse e para është e kuptueshme dhe reagimi i Alibeaj po ashtu, besnikëria është e vlerësueshme por nuk janë kohë për të.

Gjithsesi rreshtimi me Berishën i katër deputetëve i jep të drejtë Alibeajt i cili është kryetari i të vetmit organizëm të ligjshëm që i ka mbetur PD të ndërmarrë hapat e tij. Njësoj do të vepronte Berisha nëse do të ishte në pozitën e Alibeaj. Alibeaj e ka bërë për arsye karrieriste pasi bashkë me të tjerë të lëkundur brenda rreshtimit të tij mund ta shkarkonin, apo e ka bërë për arsye parimore, kjo pak rëndësi ka. Ai është në luftë dhe radhët i do kompakte.

Një qëndrim idealist është ai i Agron Gjekmarkajt; njerëzor ai i Flutura Açkajt; racional i Ferdinand Xhaferajt; por këto mund të vlerësohen të tilla mbase kur kjo përleshje të jetë sosur me syrin që i sheh historia, por momenti politik i bën që të jenë një pol i tretë brenda PD dhe kjo e dobëson akoma më shumë opozitën. Më politiku duket Gjekmarkaj, qëndrim që mbase do i shërbejë në kohën kur e djathta të reformohet, por për momentin është një më pak në grupin Alibeaj. Gjithsesi vështirë se të tre do mbështesin Berishën të marrë grupin parlamentar.

E megjithatë kjo e rrudh akoma më shumë opozitën dhe bashkë me të edhe tharmin ideologjik të saj, duke e fragmentrizuar dhe dekoloruar. Ajo po shkon në zgjedhjet lokale sa për të thënë, zgjedhje të cilat do shërbejnë për të larë hesapet brenda vetes por jo për të mundur Edi Ramën, i cili kësaj here ia ka vënë syrin të marrë edhe Shkodrën. E në gjithë këtë kaos, të paktën këtë herë nuk mund të mos thuash se “fajin e ka Saliu”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!