Sistemet e trafikut ajror në Shqipëri u fikën gjatë ditës së sotme rreth orës 17:30 për shkak të një problemi teknik. Lajmin e konfirmoi vetë Albcontrol ndërkohë që situata shkaktoi të paktën 5 fluturime të anulluara dhe vonesa në të paktën 10 fluturime në nisje nga Rinasi.
Gjatë ndërprerjes, avionët nuk u lejuan të kryejnë ulje apo ngritje nga Rinasi, ndërsa u ndalua edhe kalimi i mjeteve fluturuese përmes hapësirës ajrore të vendit.
Albtcontrol thotë se ekspertët e tij morën menjëherë masat për të shmangur çdo rrezik për avionët dhe nisën punën për rikthimin e sistemeve. Sipas Albcontrol rreth orës 18:00, 90% e sistemeve ishin rikthyer në funksion normal, por nga ana tjetër historiku i fluturimeve në faqen online të Rinas-it tregon që fluturimet ishin me vonesë deri në orën 18:45. Pas kësaj ore, në sektorin e nisjeve, nuk ka asnjë fluturim të parashikuar, ndërsa në sektorin e mbërritjeve ka vonesa dhe anullime.

Foto nga faqja e Rinas-it ku tregohen vonesat në fluturimet me nisje nga Tirana
Edhe pamjet nga Fly Radar konfirmojnë se në këtë hark kohor hapësira ajrore e Shqipërisë ishte e zbrazët.

Siç shihet edhe nga pamjet avionet po fluturojnë në të gjithë hapësirën ajrore përreth Shqipërisë por jo brenda saj.
.jpeg)
Ndërkohë Albcontrol thotë se reagimi në kohë dhe profesionalizmi i ekipeve bënë të mundur shmangien e bllokimit të trafikut ajror në hapësirën shqiptare.
Lajmi në përditësim

Edhe në orën 20:30, në tabelën online të mbërritjeve në aeroport nuk figuron asnjë fluturim i parashikuar që prej orës 18:50.
Të dhënat shfaqen në faqen e Rinasit, pas problemit teknik që preku sistemet e trafikut ajror rreth orës 17:30 dhe solli vonesa në fluturimet nga dhe drejt aeroportit.

Në tabelën e fluturimeve në Rinas, të filmuara nga Report TV, dallohen mbi 10 fluturime me vonesë dhe 5 të anulluara në harkun kohor nga ora 17:39 deri në 19:30. Në ekran shfaqen oraret e planifikuara dhe vonesat e fluturimeve, pas problemit teknik që preku sistemet e trafikut ajror. Destinacionet ku janë hasur më shumë vonesa janë Parisi, Barcelona, Milano, Athina, Roma, Londra, Brukseli etj.
Pasagjerë të shumtë janë filmuar duke pritur në Rinas, ndërsa problemi teknik që preku sistemet e trafikut ajror shkaktoi vonesa mbi një orëshe në fluturimet e tyre
Pamjet që vijnë për Report TV tregojnë sallene aeroportit të mbushurme udhëtarë në pritje për tu nisur për destinacionet e tyre.
Në faqen e ëeb-it të Rinasit, fluturimet në ardhje janë të anulluara, ndërsa 15 nga ato në nisje janë me vonesë
-
E moret Belinden ne telefon qe ta pyesni sesi dueht vepruar? Se mos vine "ekspertet" e Spakut ne zyrat e tuaja.
Përgjigju










Komente
Komento