Probleme me pasurinë/ Kryetari i Gjykatës së Kurbinit në 'sitën' e Vettingut, rrezikon shkarkimin

Probleme me pasurinë/ Kryetari i Gjykatës së Kurbinit në 'sitën' e Vettingut, rrezikon shkarkimin

Kreugjyqtari i Kurbinit, Alfred Gjoni

TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Rrethit Kurbin Alfred Gjoni ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku edhe do të hetohet lidhur me ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e tij përbëhet nga: Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Pas hetimeve të kryera nga ILDKPKI, gjyqtari ka bërë deklarim të pasaktë pasurie pasi nuk ka burime të ligjshme për t’i justifikuar, ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë të saj. Pavarësisht hetimeve të ILDKPKI-së, KPK ka vijuar punën për hetimin ndaj pasurisë.

Si pasuri të tij, gjyqtari Gjoni ka deklaruar: një apartament 60 m2 i blerë 1.9 mln lekë në vitin 2001 për të cilat ka deklaruar si burim shitjen e disa pronave në Laç; një shtesë në apartament në vlerën e 600 mijë lekëve, për të cilën ka deklaruar burim kursimet nga paga.

Pas hetimeve të KPK-së, për apartamentin e blerë konstatohet se nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme dhe subjekti nuk ka bërë deklarim të saktë në lidhje me shitjen e pasurive të paluajtshme.  

Për më tepër që apartamenti është blerë në një çmim shumë herë më të ulët sesa ai i tregut. Ndër të tjera, Gjoni nuk ka deklaruar vlerën e mobilimit në deklaratën e tij.

Gjithashtu në pasurinë e gjyqtarit Gjoni, rezulton edhe një apartament 47 m2, për të cilin ka mospërputhje me vitin e ndërtimit të kësaj shtese dhe mungesë burimesh financiare. Ky apartament nuk është deklaruar në shpenzimet në vitet 2003-2006.  Kreu i gjykatës së Kurbinit, ka marrë një kredi në vitin 2005 dhe pasi s’ka pasur të ardhura për të shlyer kredinë deri në vitin 2007 dhe nuk e ka deklaruar huanë e dhënë shtetasit E.Q. nuk ka pasur të ardhura për të dhënë huanë në vitin 2009.

Gjoni ka një apartment në Durrës e ka mohuar fillimisht dhe më pas nuk e ka deklaruar atë as në pyetjet shtesë dhe nuk ka deklaruar as burimin e ligjshëm të të ardhurave. Subjekti nuk ka deklaruar as 3 mjete dhe as për udhëtimin e tij në Bruksel.

“Subjekti nuk ka pasur mundësi për të dhënë hua në 2009 shtetasit E.C. Nuk ka deklaruar as kthimin e saj dhe ka mangesi dokumentacioni për provimin e saj. Gjithashtu subjekti zotëron një apartament në Durrës. Gjoni nuk ka dhënë as deklarime të sakta në lidhje me dhënien e një pjese trashëgimie për një person të vdekur,” shtoi KPK.

( Kliko këtu ) për dekleratën e plotë të pasurisë të gjyqtarit Alfred Gjoni

Sa i përket aftësive profesionale, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka sjell një raport të 6 çështjeve për shkak të mos sjelljeve korrekteve të tij. Madje një çështje ka zgjatur 4 vjet, ndërsa 3 të tjera nuk janë argumentuar siç duhet prej tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk zbardhi asnjë detaj nga raporti i DSIK për gjyqtarin Gjoni në lidhje me pastërtinë e figurës së tij.

Gjatë seancës dëgjimore, avokati i Gjonit, Ardian Visha ka justifikuar kontradiktat në pasuritë e Gjonit.

“Pasuria e Gjonit është një banesë 60 m2 plus një shtesë 47 m2. Banesa është blerë aq sa është në kontratë. Shtesa është ndërtuar ndër vite, me një vlerë simbolike. Apartamenti në Durres është përdorur vetëm falë një raporti miqësor me pronarin e apartamentit.”

Vendimi për Gjonin do të jepen në datë 14 janar në orën 12:00.

Me rinisjen e Vettingut për 2019 në filtër kanë kaluar krerët e gjykatëve në rrethe ku deri më tani është shkarkuar kreu i Sarandës, Alltun Çela dhe në pritje të vendimit është ai i Shkodrës, Arben Zefit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok