TIRANE- Prej tre vitesh në Universitetin e Tiranës është implementuar dixhitalizimi i gjithë sistemit me anë të së cilit synohet që të akumulohen të dhëna të sakta për të gjithë studentët në sistem, t’i ofroj atyre akses për kryerjen e veprimeve në një kohë më të shpejtë dhe për të shmangur radhët e gjata në sekretaritë e fakulteteve. Megjithëse kanë kaluar disa vite nga vendosja e këtij sistemi dixhital, duket se mënyra e funksionimit dhe menaxhimi që i bëhët kompjuterave në fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, lë për të dëshiruar.
Studentët ankohen për mënyrën se si ai funksionon dhe menaxhohet, madje disa prej tyre tregojnë se për shkak të tij, u është djegur edhe dhënia e diplomës apo kanë rezultuar si të paregjistruar në provime që realisht i kishin kryer. Sistemi i menaxhimit të studentit, përditësohet në mënyrë të kordinuar mes sekretarive të fakulteteve dhe një zyre dixhitale të Universitetit të Tiranës. Sistemi përmban kredencialet personale për çdo student, por problematikën më të theksuar, kjo mënyrë menaxhimi dixhitale e shfaq gjatë periudhave të sezoneve, pikërisht në kohën kur ngarkesa është më e lartë.
Një prej studentëve të departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Dionis Xhafa tregon për Shqiptarja.com se për shkak të keqmenaxhimit të këtij sistemi, ai humbi mundësinë për të dhënë diplomën dhe rrjedhimisht edhe disa mundësi punësimi. “ Dua të sqaroj se kjo mënyrë e dixhitalizuar e menaxhimit të studentëve është e mire, por nuk mirmbahet siç duhet. Unë personalisht humba mundësinë për t’u diplomuar vetëm për shkak të një klikimi që e kisha bërë por që sistemi nuk e kishte pranuar”,tregon studenti i Komunikimit.
Por rasti i tij nuk është i vetmi, pasi janë të shumtë studentët që ankohen se kanë humbur provimet. Universiteti i Tiranës duke parë ankimimet e shumta nga studentët dhe vështirësinë e menaxhimit të sistemit nga ana e sekretarive, kanë filluar të aplikojnë sistemin e menaxhimit në web, ku studentët mund të bëjnë admiministrimin e provimeve të tyre nga çdo kompjuter. Ju.Mu
Shkrimi u publikua sot (28.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com