ELBASAN - Disa zona në qytetin e Elbasanit janë zgjuar nën pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve intensive të shiut të cilat nisën këtë të martë.
Më problematike situata u paraqit në zonën e njohur si "ish-fusha e drunjve" ku si pasojë e shirave, një shkollë 9-vjeçare u 'izolua' pasi rrugët përreth saj u përmbytën. Por me ndërprerjen e reshjeve, situata është përmirësuar dhe ujërat kanë filluar të tërhiqen.
Lagjja Nshu në Elbasan ka paraqitur edhe problemet më të mëdha ku thuajse të gjitha rrugët u mbuluan nga uji.
Probleme u shfaqën edhe në përroin e Zaranikës, ku niveli i ujit u rrit ndjeshëm, por fatmirësisht pa përbërë rrezik për banesat që ndodhen anë tij.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO