Probleme për aktorin e Harry 
Potter? Gjobitet 1.3 milionë dollarë

Probleme për aktorin e Harry <br />Potter? Gjobitet 1.3 milionë dollarë
Rupert Grint, flokëkuqi i serisë së filmave të Harry Potter është detyruar nga gjykata të paguaj 1.3 milionë dollarë pas një mosmarrëveshje në lidhje me taksat.

Aktori 27-vjeçar është detyruar nga një gjyqtar taksash, pasi ka bërë një ndryshim në datat e llogarive të tij për të mbrojtur të ardhurat prej 31.2 milionë dollarësh nga filmat e Harry Potter, nga një normë e lartë taksimi.

Ky ndryshim datash pengoi që për rreth 8 muaj që fitimet të tatoheshin në periudhën kohore 2010-2011, ku shkalla e tatimit u rrit nga 40% në 50%.

Pas kësaj aktori i serialit të filmave Harry Potter Grint ka pranuar se njohuritë e tij në çështjet financiare janë shumë të pakta dhe se ai ua kishte lënë në dorë të atit dhe kontabilistit të tij.

Redaksia Online
XH.M/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri