Probleme për Gjimshitin, mbrojtësi lë fushën i dëmtuar

Probleme për Gjimshitin, mbrojtësi lë fushën i dëmtuar

Berat Gjimshiti me fanellën zikaltër

Atalanta humbi 1-0 me Salernitanën në Serie A, duke kompromentuar pozitat për zonën Champions League. Për trajnerin Gasperini humbja nuk ishte i vetmi lajm negativ, pasi në minutën e 70-të të ndeshjes, Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim dhe u detyrua të linte para kohe fushën e blertë.

Mbrojtësi i kombëtares pati një problem në këmbën e djathtë dhe tashmë mbetet për t’u pritur përgjigja e analizave për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë apo jo.

Ky sezon nuk ka qenë pozitiv për shtatëlartin, teksa për disa muaj vuajti një dëmtim dhe vetëm pak javë ka që luan rregullisht në Serie A.

Në panik për mbrojtësin është edhe Kombëtarja kuqezi, me djemtë e Sylvinhos që luajnë dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 dhe Gjimshiti është një element thelbësor në prapavijë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë