Problemet marrin fund, Preka kthehet titullarë te Partizani: Më ndihmuan klubi dhe shokët, nuk i trembemi askujt

Marçelino Preka ka lënë pas vështirësitë e fillim sezonit te Partizani dhe katër ndeshjet e fundit ka qenë titullar në mbrojtjen e të kuqve, duke përligjur kështu edhe mijëra eurot që kryeqytetasit shpenzuan për ta marrë nga Bylisi.

“Kisha një dëmtim që zgjati pak shumë, por drejtuesit, ekipi, lojtarët më kanë ndenjur afër dhe tani jam gati. Tani do jap maksiumin për Partizanin,”-tha ai.

19-vjeçari është optimist për ndeshjen e rradhës të Partizanit. Të kuqtë do të udhëtojnë në Rrogozhinë të hënën për t’u përballur me Egnatian, që aktualisht renditet e treta në Superligë.

“Një ndeshje mjaft e fortë, e vështirë. Po stërvitemi që ta ndalojmë Egnatian. Do zbatojmë detyrat që na jep trajneri dhe nuk i trembemi asnjë ekipi,”-u shpreh ai.

Fakti që Partizani udhëheq Superligën me pikë të barabarta me Tiranën nuk përbën asnjë problem për 19-vjeçarin. Preka është i bindur se në fund do jenë të kuqtë ata që do fitojnë titullin.

“Ne s’kemi presion nga asnjë lloj ekipi,”-deklaroi ai.

Pas sezonit të shkëlqyer me Bylisin Preka në ditën e fundit të merkatos së verës u ble nga Partizani për një shifër afërsisht 60 mijë euro.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën