Rrugë të shkatëruara, mungesa e kanalizimeve për ujërat e zeza, mungesa e ndriçimit, janë këto disa nga problemet me të cilat përballen banorët e fshatit Duhanas në qytetin e Beratit, probleme për të cilat ata janë ngritur sot në një protestë.

Rruga e cila lidh fshatrat perreth Roshnik, Qereshnik, Qoshk dhe Duhanas izolon 600 banorë .

Paraditen e sotme protestuar kundër neglizhencës së bashkisë, siç e quajtën ata kundrejt problemeve në infrastrukturë ku janq premtuar gjatë fushatës.

Banorët kane  deklaruar se ndonëse janë taksa pagues të rregullut ndihen krejtësisht të lënë pas dore prej mëse 25 vitesh.

Banorët të irituar shprehen se nëqoftëse nuk vihet dorë për çdo nevojë që ka fshati ata do i bëjnë një peticion Kryeministrit Rama, si dhe do te vijojnë me protesta deri në bllokimin e rrugës përpara bashkisë Berat.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)