Problemet me pronat në jug, Lame: Procesi do të përfundojë! Do të kemi përsëri lajme nga Kadastra e Vlorës

VLORË– Kreu i Kadastrës, Artan Lame është takuar sot me banorët e Himarës, për të ndarë problemet që kanë ata me pronat, ku ka theksuar se procesi i regjistrimit të pronave do të përfundojë e do të mbyllet këtë muaj me sukses.

Regjistrimi i pronave në bregdet ka qenë gjithmonë një pikë e nxehtë dhe problematike ndërsa shpesh nuk kanë munguar edhe përplasje me banorë të zonës.

 "Para '90 është bërë çfarë është bërë, në '90 filloi një epokë e re. Ku me letra ku pa  letra toka u është kthyer të zotëve. Ju keni fjetur me frikë për tokën. Dy herë shteti shqiptar e ka provuar të bëjë regjistrimin një here ka dështuar një here e la në mes ndoshta dhe për shkak të konfliktit. Kjo zonë e deri në Sarandë nuk është bërë asnjëherë regjistrimi fillestar. Regjistrimin në Kadastër e bën vetëm shteti dhe shtetit më ka ngarkuar mua në bashkëpunim me qeverisjen vendore.Ka 30 vite që shteti shqiptar nuk ka qenë në gjendje të mbyllë problemin e pronave në jug. Kjo do të jetë hera e tretë dhe e vërtetë që procesi i regjistrimit do të përfundojë", thotë Lame.

Ai thotë se ka ardhur me mision nga Rama dhe sfidë personale as nuk do t'i hyjë njeriu në hak që askush të mos thotë se s'mori tokën.

"Duhet të jemi të ndërgjegjëshëm për problemet me pronat. Të marrim kohën e duhur të nxjerrin njerëzit në teren të hapim një zyrë ku secili të paraqesë të mbledhë dokumentacion dhe t'i hedhim në hartë të përbashkët. Mos na shikoni si armiq (zyrtarët e shtetit). Procedura nuk është e thjeshtë. Mbështetuni tek këta njerëz (punonjësit e Kadastrës ne terren)", thotë ai.

Lame ka shtuar se fillimisht po bëhen matjet në terren, kanë edhe fotografi nga sateliti i NATO-s që jep gjithçka me saktësi. Sipas tij pas këtyre hapave, do të nxirret harta, ku banorët do kenë dy muaj kohë të vendosin e më pas të shprehin ankesat e tyre.

"Po nuk pati bashkëpunim me qeverinë kjo nuk mund të shkojë përpara. Do të mbyllet këtë muaj me sukses. Do të dalim në terren për të mbledhur informacion, do të përpunohet e do të shfaqet pas tre muajsh, më pas dhe do t'i lihet afat çdo banori të shikojë se si është pasqyruar prona e tij në hartat tona", thotë Lame.

Kujtojmë se Kadastra shqiptare ka hapur zyrtarisht procesin e regjistrimit fillestar në 8 zona kadastrale në bregdetin e Jugut më 8 qershor.

Në lidhje me Kadastrën e Vlorës, një nga institucionet më problematike dhe më e paqëndrueshme në vend ai shprehet se do të ketë përsëri lajme nga ai institucion. Lame ka lënë të nënkuptohet se së shpejti edhe Jurgen Pilkati do të largohet nga Kadastra.

Kujtojmë se Viola Hima është personi i fundit i dorëhequr më 2 qershor pas katër ditëve në krye të detyrës, duke i lënë vendin Jurgen Pilkati.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:47
Kadastra e Vlorës që 'ha' drejtuesit, Lame: Do të dëgjoni përsëri lajme! (VIDEO)

Kadastra e Vlorës është një nga institucionet më problematike dhe më e paqëndrueshme në vend që gjithmonë ka pasur ndryshime me drejtuesit e saj. Artan Lame shprehet se po heqim kusuret e 25 viteve talljeve dhe se  do të dëgjoni përsëri lajme nga ai institucion. Lame ka lënë të nënkuptohet se së shpejti edhe Jurgen Pilkati do të largohet nga Kadastra.

Kujtojmë se Viola Hima është personi i fundit i dorëhequr më 2 qershor pas katër ditëve në krye të detyrës, duke i lënë vendin Jurgen Pilkati.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toka ti kthehet pronarit Ligjitim: 19/06/2020 18:48

    Shkojini deri ne fund,por Toka duhet te shkoje tek i Zoti,Pronari i vertete qe i ka patur ne Tapite e Kadastres ne kohen qe u Kooperatizuan nga ish Shteti Socialist..Te shfuqizohet Ligji 75 01,ku tokat e Pronareve qe s'banonin ne Fshat(sepse banonin ne qytet ne varesi te punes ne Shteti Socialist),i regjistruan te afermit e tyre qe banonin aty,por pa te drejte(

    Përgjigju
    • Klejs: 19/06/2020 22:14

      Asgje sdo beje as ky as kerkush sepse vete i kane vjedhur. Kane vite qe i bejne me corap se cishin. Vetem frika e vetegjygjesia i ndan keto pune.

  • ymeri: 19/06/2020 17:36

    AMAN,, MOS LINI ASNJE SHPELLAR TE ZAPTOJE BREGUN DHE REREN QE MEZI E KEMI.....

    Përgjigju
  • Ndoci: 19/06/2020 17:11

    Të gjitha problemet në kadastër i bën banditi jot Julian metushi, atij ske çfarë ti besh e..

    Përgjigju
  • Myzeqari: 19/06/2020 16:59

    O Lame...ore shiko atë që punon te kadastra e Fierit...se i griu njërzit...

    Përgjigju
  • Turi: 19/06/2020 16:04

    Shteti duhet te meret me maskarenjte qe kane zaptuar tokat ne bregdet dhe pastaj te coj drejtues ne kadastren e Vlores si psh te meret me julianen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë