Problemet me vaksinën e gripit

Problemet me vaksinën e gripit
Virusi i gripit mund të ndyshojë shumë shpejt dhe të fitojë karakteristika të reja. Kështu vaksina e prodhuar një vit më parë nuk është efektive kundër gripit të këtij viti. Çdo vjeshtë, mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë i bëjnë thirje publikut të ketë kujdes për gripin e zakonshëm. Vaksinat e reja nuk janë të ngjashme me ilaçet e zakonshme sepse prodhohen në mënyrë të veçantë. Pas vaksinimit, sistemi imunitar i trupit duhet të jetë në gjendje të njohë karakteristikat e patogjenit ose agjentit infektues dhe më pas ta regjistrojë për një datë të mëvonshme. Vaksinat prodhohen nga baketerie, viruse ose karakteristika të tyre. Patogjenet e vaksinave të gjalla kundër verdhëzës dhe fruthit, mund të shtohen, por nuk rrezikojnë të infektojnë njerëzit.

Prodhimi i vështirë i vaksinave
Ashtu siç thotë edhe vetë emri, patogjenet e vaksinave të vdekura janë të neutralizuar me kimikate. Në të shumtën e rasteve një virus mund të reduktohet deri në një proteinë sipërfaqësore. Atëherë proteina mund të injektohet. Kjo është në rastin e vaksinës së Hepatitit B. Por të prodhosh çdo lloj vaksine kërkon një shumim të bakterit ose virusit në laborator. Kjo kërkon kohë sepse jo çdo patogjen mund të rritet shpejt dhe studiuesit duhet të monitorojnë me kujdes çdo fazë të këtij shumimi. Patogjenet kanë nevojë për ushqyesit, temperaturën dhe ambientin e duhur për t´u shumuar. Patogjenet mund të ndryshojnë edhe preferencat e tyre, e sidomos në rastet e viruseve të gripit. Kjo nënkupton se studiuesit ende nuk kanë gjetur kushtet ideale të rritjes. Bakteriet mund të rriten pothuajse në çdo ambient, por viruset nga ana tjetër nuk janë organizma të gjalla dhe kanë patjetër nevojë për qelizat e tjera për t´u shumuar. Sidoqoftë prodhuesit e mëdhenj të medikamenteve prodhojnë vaksinat virusale me ndihmën e qelizave të kafshëve. Virusi infektohet atje dhe më pas shumohet dhe në përfundim të procesit shkencëtarët përfitojnë patogjenin. Kjo është faza e parë e prodhimit të vaksinës, më pas virusi ekstraktohet dhe pastrohet. "E gjithë përpjekja është të përfitojmë virusin, që mund të shumohet në qeliza, por nuk duhet të ndryshojë shumë sepse më pas nuk është i përshtashëm për vaksinën," - thotë Rolf Hömke nga Shoqata Gjermane për Studimin Bazik të Kompanive Farmaceutike (VFA). Vaksinat nuk do të krijojnë imunitetin e dëshiruar në trup thotë ai.

Viruset shtohen çdo vit

Virusi i gripit mund të ndyshojë shumë shpejt dhe të fitojë karakteristika të reja. Kështu vaksina e prodhuar një vit më parë nuk është efektive kundër gripit të këtij viti. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka gjithmonë në vëmendje vaksinat kundër gripit. Ekspertët e saj dërgojnë tek prodhuesit e mëdhenj të vaksinave studimet për ndryshimin e virusit, në mënyrë që këta të fundit të mund të prodhojnë vaksinën për sezonin aktual. GlaxoSmithKline, një nga prodhuesit më të mëdhenj faramaceutikë, riprodhon virusin në vezë të fertilizuara dhe në zhvillim. "Virusi i grupit infekton zogjtë dhe embrioni i pulave është zogu më primitiv," thotë Hömke. Virusi mund të ekstraktohet nga një pjesë e embrionit të pulës. Një vezë është e mjaftueshme për një dozë. Përpara stinës së gripit kompanitë farmaceutike duhet të zbulojnë kushtet më të mira të rritjes së virusit, për të prodhuar më pas material të mjaftueshëm patogjen. Ka vite që një gjë e tillë nuk arrihet me sukses dhe prodhohet më pak vaksinë.

Jo mjaftueshëm për të gjithë
Prodhuesit duhet të testojnë çdo kampion të vaksinave për të parë nëse funksionon pas prodhimit, dhe të testojnë nëse kafshët zhvillojnë anti-trupa kundër patogjenit. Përveç kësaj vaksina duhet të plotësojë një sërë standardesh. Duhet të jetë absolutisht e pastër dhe sterile. Gjithashtu është e mundur që nuk mund të arrihet efekti i synuar mbrojtës ose të japë efekte anësore të padëshiruara. "Më pas nuk mund të bëhët asgjë, vetëm se të djegin të gjithë kampionet," thotë Hömke. Kur kjo ndodh ka shumë probleme me prodhimin e vaksinës së re sepse duhen 6 deri në 22 muaj teste e studime për t´a përftuar. Nëse shumë njerëz do të kërkonin të vaksinoheshin, do të kishte mungesa. Prodhuesit nuk mund t'i përgjigjen shpejt kërkesës, thotë Hömke.
Marrë nga Deutsche Welle

Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com(print), suplementi Shëndeti, 6 dhjetor 2012

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën