Problemi i pronave në Radhimë, Orikum, Tragjas e Dukat, Meta pret në zyrë Avokaten e Popullit

Problemi i pronave në Radhimë, Orikum, Tragjas e Dukat, Meta pret në zyrë Avokaten e Popullit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Avokatin e Popullit, Erinda Ballanca në lidhje me problemet e ngritura për ndërtimin e rrugës Vlorë Orikum.

Ai thotë se nga ana e banorëve të disa zonave janë parashtruar 60 ankesa lidhur me këtë projekt.

Presidenti Meta i kërkoi Avokatit të Popullit, të përfundojë sa më shpejt vlerësimin e ankesave të komunitetit lidhur me mosrespektimin e pretenduar të të drejtave dhe lirive themelore.

Projekti për ndërtimin e kësaj rruge ka hapur debat më herët mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama si dhe Ministres së Ekonomisë, Anila Denaj. 

Kësaj të fundit i dërgoi një letër ku shprehet se marrëveshja me Fondin Saudit është bërë në shkelje me ligjin, pavarësisht sqarimit të Denajt. Ministrja ka shpjeguar se ky rast nuk ka pasur nevojë për negociata të reja mes dy shteteve pasi ka qenë një rialokim fondesh nga projekti i Lumit të Vlorës në një projekt tjetër Vlorë- Oriku” dhe jo një marrëveshje e re.

"Presidenti Meta i bëri me dije Avokates së Popullit peticionin dhe shqetësimet e drejta të ngritura nga banorët e Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, gjatë takimit të zhvilluar me ta, për shkeljen e të drejtave të tyre themelore në procesin e hartimit të projektit infrakstrukturor “Rehabilitimi dhe ndërtimi i objekteve në afërsi të rrugës bregdetare Vlorë-Orikum” (Rikualifikimi i Vijës Bregdetare Vlorë - Radhimë- Orikum), si dhe trajtimit të pronave të tyre të ndodhura në këtë aks rrugor.

Kreu i Shtetit u njoh nga znj.Ballanca se edhe pranë Avokatit të Popullit janë parashtruar deri më tani mbi 60 ankesa nga banorët lidhur me këtë projekt dhe se ky institucion, ka filluar një hetim administrativ për këtë çështje.

  "Shumë shpejt do të bëhet vlerësimi final dhe hartimi i një Raporti Përfundimtar në lidhje me këto problematika, që janë në shqyrtim prej Avokatit të Popullit dhe që banorët i kanë ngritur së fundmi edhe tek Presidenti i Republikës", - sqaroi znj.Ballanca.

Presidenti Meta e nxiti Avokatin e Popullit të përfundojë brenda një kohe të arsyeshme, në mënyrë objektive dhe të pavarur, vlerësimin e ankesave të komunitetit lidhur me mosrespektimin e pretenduar të të drejtave dhe lirive themelore, të garantuara nga KEDNJ, Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, gjatë hartimit, miratimit dhe implementimit të projektit infrastrukturor "Vlorë-Orikum".

Kreu i Shtetit theksoi se, nëse Qeveria dhe pushteti vendor, shmangin respektimin e të drejtave të qytetarëve, është detyra e institucioneve të pavarura dhe e Gjykatës, të kryejnë vlerësimin e çdo pretendimi sipas fushave të tyre të përgjegjësisë.

"Qytetarëve u nevojitet transparencë, pasi çdo projekt infrastrukturor i një rëndësie kaq të madhe duhet të jetë i mirëmenduar, i konsultuar sipas kërkesave të ligjit dhe duhet të respektojë të drejtat themelore kushtetuese të banorëve dhe pronarëve.

Avokati i Popullit është pjesë e atyre institucioneve të veçanta, që me punën e tij, bën të mundur të garantohet funksionimi i shtetit ligjor, në respektim të të drejtave të njeriut. Ndaj pritshmëritë dhe shpresat që kanë qytetarët tek ky institucion, duhen justifikuar me punë objektive dhe të pavarur", - theksoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit vlerësoi se roli i Avokatit të Popullit është i pazëvendësueshëm në këtë çështje edhe për faktin se rekomandimet e tij për veprimtarinë e çdo institucioni publik, janë një nga mjetet që nxjerrin në pah të vërtetën, luftojnë padrejtësitë e ushtrimit jo korrekt të pushtetit publik dhe rikthejnë besimin tek shteti i së drejtës", njofton presidenca. 

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 22/01/2021 09:22

    Shikoni vilat e metaqit dhe ballahurit. Prisni se do i merni. Po' nuk hyri populli ne parliament ne presidenc gj lart ne kushtetuse si ne rumanie e kudonuk ka zgjidhje. Ata naten I ndajn me njri tjetrin e diten "qajn" per popullin"budalla".

    Përgjigju
  • Ina: 22/01/2021 08:43

    Avokatja e populli?Ajo nuk di cfare esht populli.Hajdutja

    Përgjigju
  • Nik: 22/01/2021 08:41

    Dy fytyra te shemtuara

    Përgjigju
  • Haha: 21/01/2021 19:59

    Avokatja e Lulit!!!

    Përgjigju
  • Vlora: 21/01/2021 19:22

    Po bejn mbledhje hajdutet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar  (VIDEO)

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)