Procedimin penal për çdo
njoftim mbi dosjet e pronave

Procedimin penal për çdo<br />njoftim mbi dosjet e pronave
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtoresha e Përgjithshme AKKP Sonila Qato dhe Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka firmosën dje marrëveshjen për hetimin e dosjeve të pronave.

Në marrëveshjen me shtatë pika, palët marrin angazhimin për ndjekjen penale të çdo rasti të dyshuar për falsifikimin e dokumenteve të pronave. ku sigurisht prokuroria do të ketë rolin parësor në hetimin e dosjeve që do të mund të paraqiten prej Agjencisë së Kthimit të Pronave apo dhe prej avokaturës së shtetit.

Avokatura e shtetit do të ketë detyrimin “Të bëjë kallëzim penal në prokurori kur merr dijeni për kryerjen e veprave penale objekt i kësaj Marrëveshjeje, duke vënë në dispozicion të prokurorit elementet thelbësore të faktit, burimet e provës dhe çdo gjë tjetër që vlen për hetimin e plotë të çështjes e për identifikimin e autorit; Të ngrejë padi civile në procesin penal kur konstatohet se preken interesat pasurore të shtetit nga veprimtaria objekt i kësaj Marrëveshjeje; Me njoftimin e vendimit përfundimtar të prokurorit, të ushtrojë të drejtën e padisë në gjykatë, për mbrojtjen e interesave shtetëror”, thuhet në një nga pikat e marrëveshjes.

Po ashtu dhe Agjencia e Kthimit dhe kompensimit të Pronave duhet “Të bëjë kallëzim penal në prokurori kur merr dijeni për kryerjen e veprave penale”, ndërkohë që duhet ti dorëzojë prokurorisë dhe dokumentet që ka mbi dosjen. Ndërsa Policisë së Shtetit do ti lind detyra të bashkëpunojë me të gjitha institucionet që do të përfshihen në hetimin e dosjeve që dyshohen për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë. Po ashtu, marrëveshja përcakton se në rastin e gjykimit të çështjes, prokuroria duhet të ndjekë me përparësi ekzekutimin e dosjes.
 
 
Mbyllja e hetimeve
Në rastin e pushimit të çështjes, të disponojë mbi provat materiale sipas ligjit, si dhe të njoftojë Palët dhe shtetasit e interesuar jo vetëm për të drejtën e ankimit ndaj këtij vendimi.



(v.gj/shqiptarja.com)
 
Shkrimi u publikua sot(30.08.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat